TIRANE- Të gjitha vendimet për kompensimin e pronave, të dhëna nga autoritetet apo gjykatat (përfshirë dhe Gjykatën e Strasburgut) do t’i nënshtrohen formulës së re të miratuar nga Qeveria për kthim-kompensimin e pronës. Këshilli i Ministrave ka dërguar për miratim në Kuvend ligjin e ri për kthim kompensimin e pronave, ku parashikon trajtimin e pasurive me vlerën që kanë pasur në çastin e shpronësimin, dhe jo me vlerën që kanë sot.
Këshilli i Ministrave ka ndryshuar edhe disa pika në raport me draftin fillestar për trajtimin e pronës, i paraqitur në qershor të këtij viti. Ndryshimet kryesore kanë të bëjnë me uljen e fondit financiar për kompensim, si dhe me shkurtimin në 2 muaj nga 6 muaj të afatit brenda të cilit pronarët mund të aplikojnë pranë AKKP-së.
/Shqiptarja.com