Kompensimi i pronave, KE:
Ja, dobësitë e Shqipërisë

Këshilli i Evropës, që në vitin 2010, ka miratuar një strategji vetëm për zgjidhjen e problemit të pronave në vendin tonë, e cila vitin e kaluar u miratua edhe nga Këshilli shqiptar i Ministrave. Sipas Këshillit të Evropës, problematikat e ndeshura në Shqipëri për pronat kanë të bëjnë me mungesën e koordinimit ndërinstitucional në qarkullimin e dokumentacionit dhe në ndërveprimin e arkivave të secilit prej tyre, si dhe të proceseve të ndryshme që prekin pronat. Kuadri ligjor për pronat paraqitet mjaft i fragmentuar dhe ka nevojë të konsolidohet e të thjeshtohet, për të përcaktuar procedura të thjeshta dhe transparente kompensimi. Gjithashtu, nuk ka përfunduar procesi i regjistrimit fillestar i pasurive të paluajtshme në të gjithë territorin e vendit. Aktualisht mungon një hartë kombëtare unike e pronësisë. AKKP-ja nuk ka bazë elektronike unike të dhënash për vendimet, të cilat në vetvete nuk janë të përditësuara, kryesisht në drejtim të ndryshimeve që mund të kenë pësuar në rrugë gjyqësore. Nuk ka përfunduar procesi i legalizimeve për aplikimet e mbetura, si dhe nuk ka përfunduar identifikimi i fondit fizik të pronave, që do të shërbejnë për procesin e kompensimit fizik. Sipas ekspertëve të Këshillit të Evropës, është më e drejtë që kompensimi i filluar me metodat aktuale të mos ndërpritet. Kjo, pasi do të cenoheshin pritshmëritë e ligjshme të ish-pronarëve, të cilët janë në pritje të kompensimit prej vitesh. Për më tepër, procesi i kompensimit financiar ka filluar relativisht vonë, vetëm në vitin 2005. Rrjedhimisht, ka shumë ish-pronarë në pritje të kompensimit nga viti 1993 deri në 2005-ën. Lidhur me numrin e saktë të subjekteve që kanë vendime kompensimi dhe përcaktimin e faturës financiare për këtë proces, kjo do të bëhet e mundur pasi të regjistrohen të gjithë ish-pronarët në bazën elektronike të të dhënave, që pritet të ngrihet, siç parashikohet në planveprimin e përfshirë në këtë dokument strategjik.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike