Brenda dy muajsh afro 4,104 fermerë kanë aplikuar për të përfituar kompensimin e TVSH-së prej 10%.
Administrata Tatimore njofton se nga aplikimet e bëra deri më tani, vlera e kompensimit të kërkuar nga fermerët arrin në 10 milionë euro.
Aktualisht janë miratuar 2,906 aplikime për kompensimin prej 10%, ndërsa pjesa tjetër është ende në proces shqyrtimi.
Kompensim përfitojnë të gjithë fermerët që i kanë shitur produktet e tyre tek bizneset e mëdha me TVSH, si agroturizmi, grumbullues apo agropërpunues.
Për çdo autofaturë që ata kanë marrë mund të kërkojnë kompensimin 10% të vlerës totale të saj.
Aplikimet për këtë skemë mbështetëse që po zbatohet për herë të parë këtë vit do të mbyllen më 31 dhjetor 2026.











Komente
Komento