TIRANE- AKKP ka bërë publike 153 objekte shteërore të cilat janë kaluar në fondin e këtij istitucioni për t’u përdorur në funksion të kompensimit të ish pronarëve. Pjesa dërrmuese e objekteve janë depo, ofiçina apo magazina shtetërore, ndërkohë që nuk mungojnë repartet ushtarake, disa fabrika të vogla, kryesisht nëpër qytete periferike apo fshatra. Në disa raste bëhet fjalë për ish-zyra, ndërkohë që numërohen edhe tre hotele, në Kukës e në Pukë. Bie në sy se asnjë prej objekteve nuk gjenden në Tiranë, pak prejt tyre gjenden në Durrës e Elbasan, ndërkohë që pjesa dërrmuese gjenden nëpër qytete periferike apo fshatra.
/Shqiptarja.com












