Kompetencat pas dorëheqjes, Kushtetuesja i kthen përgjigje Haradinajt: Kërkesa e papranueshme

Kompetencat pas dorëheqjes, Kushtetuesja i kthen përgjigje Haradinajt: Kërkesa e papranueshme

PRISHTINE-Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka cilësuar të papranueshme kërkesën për interpretim të Ramush Haradinajt lidhur faktin nëse ka të drejtë që të mbledhë qeverinë dhe të marrë vendime edhe pse ka dhënë dorëheqjen.

Në vendim të Gjykatës thuhet çështjet e ngritura nga Haradinaj nuk hyjnë në fushëveprimin e juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese. Në kohën e kur e kishte parashtruar kërkesën për interpretim, Haradinaj tha se “kushtetuta e Kosovës nuk e ka caktuar se çfarë ndodhë kur një kryeministër jep dorëheqje”.

Por tashmë u shpërnda parlamenti dhe zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të zhvillohen në datë 6 Tetor.

Vendimi i plotë:
Aktvendim Lënda: KO 124/19 Parashtrues: Kryeministri (në dorëheqje) i Republikës së Kosovës Objekt i çështjes së kërkesës ishte interpretimi i aktit të dorëheqjes së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe definimi i kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë, pas dhënies së dorëheqjes së Kryeministrit. Kërkesa bazohej në paragrafin 10 të nenit 93 [Kompetencat e Qeverisë], në lidhje me nenin 113 [Jurisdiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata konkludoi se çështjet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës nuk hyjnë në fushëveprimin e jurisdiksionit të Gjykatës Kushtetuese, siç përcaktohet me nenin 113 të Kushtetutës. Rrjedhimisht, në pajtim me nenin 113, paragrafi 1, të Kushtetutës, dhe me rregullin 59 (2) të Rregullores së punës, Gjykata njëzëri vendosi: TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar