Një grup i madh shkencëtarësh dhe hulumtuesish ka filluar punimet në ndërtimin dhe zhvillimin e kompjuterit më të shpejtë që kemi parë ndonjëherë, që do të funksionojë njëlloj si truri i njeriut.
‘The Human Brain Project’, ose ‘Projekti Truri i Njeriut’, ka nisur më 7 tetor një konferencë në Zvicër. Ky projekt do të kombinojë njohuritë e 135 institucioneve dhe njësive qeveritare për të krijuar ‘kompjuterin tru’. I gjithë projekti pritet të kushtojë rreth 1,6 miliardë dollarë.
Truri i njeriut është makineira më komplekse që ekziston sot, dhe si duket teknologjia ka arritur në ato hapa sa të klonojë edhe trurin tonë. Kompjuteri në ndërtim do të jetë 1.000 herë më i shpejtë se kompjuteri më i shpejtë që kemi sot.
Por para se të filloni me imagjinatat tuaja, mos kujtoni se ndërtimi i këtij kompjuteri do të jetë i shpejtë dhe i lehtë. Fazat e para të projektit, të cilat priten të vazhdojnë për rreth një dekadë, janë për të kuptuar më mirë funksionet e trurit tonë. Më pas, hulumtuesit shpresojnë të kenë një farë koncepti se si ne mësojmë, mendojmë, shikojmë, dhe dëgjojmë.
Tani për tani, hardueri brenda një kompjuteri të zakonshëm arrin shpejtësinë e një katërlion operacionesh për sekondë. Por Henry Markram, drejtori i ‘Projektit Truri i Njeriut’, ka synime më të mëdha.
“Prodhuesit e mëdhenj të super-kompjuterave, si IBM, Cray, Intel, dhe Bull, i janë përkushtuar ndërtimit të këtyre ‘makinerive gjigande’ para 2020-s,” ka thënë Markram. “Kështu që ne jemi të bindur që do të kemi makineritë e duhura për të arritur qëllimin tonë.”Këta kompjutera marramendës do të kenë nevojë për mënyra të reja për ruajtjen e memories, dhe do të shtyjnë shkencëtarët të krijojnë teknika të reja.Qëllimi numër një i këtij projekti është “të mbledhim së bashku copëzat e njohurisë që ne kemi rreth trurit të njeriut.”
Duke similuar trurin, ne do të kemi mundësinë për të parë se si funksionon ai brenda, dhe ku e kanë origjinën mendimet dhe emocionet tona.Projekti është akoma në fazën e planifikimit. Truri është aq kompleks dhe i ndërlikuar sa i gjithë universi; masa 1,3-kilogramshe e tij përmban një numër të madh neuronesh, pothuajse aq sa numri i yjeve në galaksinë e Rrugës së Qumështit. Për më shumë detaje rreth këtij projekti, vizitoni HumanBrainProject. e.u
/Shqiptarja.com