‘Kompjuteri nuk ha mik, por disa duhet të mbarojnë punë më herët’, Kadastra me aplikacion të ri: Shërbim brenda 48 orëve, me pagesë më të lartë

TIRANË-Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka vendosur në shërbim të qytetarëve shërbimin e përshpejtuar elektronik, me anë të së cilit dokumentet do merren për 48 orë, jo si më parë për 10 ditë. Deri tani ky shërbim u është bënë në dispozicion noterëve dhe nis javës tjetër për të gjithë qytetarët.

ASHK ka përdorur sistemin elektronik për të gjitha shërbimet kadastrale për rreth një muaj, duke zhdukur sipas saj dhënien  e ryshfeteve nga ana e qytetarëve për të kryer shërbimet më shpejt se të tjerët dhe pa radhë dhe tani është krijuar shërbimi më i ri për të përshpejtuar marrjen e dokumenteve.

“Kompjuteri nuk njeh mik”, thotë Artan Lame dhe ky sistem elektronik u krijua me qëllimin për të zhdukur fenomenin e nepotizmit që, sipas tij ekziston në Shqipëri.

E gjitha kjo përpjekje për të krijuar një sistem të ri nga ana e ASHK u bë me qëllimin e zhdukjes së ryshfetit dhe mënyrave të shpejta që disa qytetarë gjejnë në mënyrë që të përshpejtojnë dhe të zhduken nga radha. Sistemi elektronik ka rreth një muaj që funksionon dhe sipas agjencisë ka ndihmuar qytetarët për shërbimet që atyre u nevojiten duke pasur në thelb barazinë dhe lehtësimin e procedurave të aplikimit. Por , sipas drejtorit të përgjithshëm të ASHK  sistemi ka pasur nevojë për përmirësim, prandaj edhe u krijuar shërbimi i ri i përshpejtuar.

Me anë të shërbimit të ri elektronik secili qytetar që kërkon shërbimin kadastral në mënyrë të përshpejtuar do të ketë mundësinë ta bëjë këtë gjë, por me një kosto shtesë.  Përsa i përket çmimeve të shërbimit të përshpejtuar nuk ka detaje, por theksohet se si çdo shërbim tjetër do të ketë një pagesë më të lartë. Afati që duhet të presin qytetarët përsa i përket  procedurave kadastrale në gjendje normale është 10 ditë, ndërsa me shërbimin e përshpejtuar është 48 orë.

“Sidoqoftë, problemi mbetej, pasi gjithmonë do të ketë qytetarë apo subjekte që, për një arsye apo një tjetër, kanë nevojë që të shërbehen jashtë radhe. Për arsye nga më të ndryshmet, pjesëmarrje nëpër tendera, kërkesa për kredi, afate të limituara, e deri të llojit dua të mbaroj punë deri nesër sepse do iki në Amerikë pasnesër. Në këto kushte u përgatit dhe, prej disa ditësh ka hyrë në funksionim, një shërbim i ri i quajtur “Aplikim me Procedurë të Përshpejtuar”. Pra qytetari që ka nevojë ta përfundojë brenda 48 orësh, një shërbim normal me afat 10 ditor, tani mjafton që, gjatë plotësimit të procedurave të aplikimit, të përzgjedhë shërbimin APP dhe shërbimi do t’i jepet brenda 48 orësh. Natyrisht që ky shërbim ka një shtesë: Kushton më shtrenjtë sesa shërbimi normal”, shkruan Lame në njoftim.

Në njoftim është shkruar edhe përsa i përket detajeve se kur do të përdoret shërbimi i përshpejtuar për të gjithë qytetarët dhe sipas lajmërimit të ASHK thuhet se në fillimin e vitin 2023 çdo shërbim kadastral do jetë me sistemin e ri elektronik dhe gjithashtu me shërbimin me kohë të përshpejtuar. Gjatë kësaj jave, shërbimet e përshpejtuara  janë përdorur pranë noterive dhe ka shërbyer edhe si periudhë prove.

“Gjatë kësaj jave shërbimet e përshpejtuara janë aplikuar në sistemin e noterëve, të cilët mbulojnë afërsisht 50% të shërbimeve të qytetarëve. Kjo periudhë shërbeu edhe si periudhë prove për përmirësime dhe kolaudimin e procedurave. Nga ana tjetër, shërbimet e përshpjetuara do të shtrihen për të gjithë qytetarët”, thotë ndër të tjera Lame.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/11/2022 01:10

    Keto metoda perdoren edhe ne bote,tek ne perdoret per rinovim pashaporte,shkon lart si cmim ne perpjesetim te drejte me kohen kur deshiron te te vije,por cmimet per kete pune po ngrihen automatikisht edhe pa sherbim ekstra, se cdo gje eshte shtrenjtuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër