Kompjuteri simulon 10.000 herë eventin e Euro 2024, Portugalia kampione! Shqipëria e parafundit

Kompjuteri simulon 10.000 herë eventin e Euro 2024, Portugalia kampione! Shqipëria e parafundit

Kombëtarja

James Lawrence Elliott ka luajtur “Gjermani 2024” plot 10.000 herë në një kompjuter dhe rezultati ka qenë pozitiv për Portugalinë dhe shumë negativ për Shqipërinë. Në bazë të materialit të bërë publik nga youtuberi i njohur James Lawrence Elliott rezulton se Portugalia ka 14.74% shanseve që të shpallet kampione e Europës.

Në vendin e dytë me 11.48% të shanseve për të fituar trofeun renditet Anglia ndërsa Franca ka 10.99% të shanseve për të fituar takimin final në Berlin. Sa i përket Shqipërisë simulimi i bërë nga youtuberi në kompjuter nuk është fort inkurajues për të besuarit e Sylvinhos. Kuqezinjtë renditen të parafundit mes 24 skuadrave për shanset e pakëta që kanë për të fituar trofeun.

Kuqezinjtë kanë vetëm 0.13% të shanseve për të mbërritur në finale dhe për ta fituar atë. Shanset për t’i mbijetuar Grupit B, i cili konsiderohet si “grupi ferrit”, për Shqipërinë janë 26.42%. Simulimi tregon se shanset për të kaluar në çerekfinale janë edhe më të vogla, 8.16%.

Prezenca e kuqezinjve në gjysmëfinale është edhe më e vogël e konvertuar në përqindje (2.38) ndërsa prekja e finales është 0.63%. Sipas simulimit të kompjuterit, përfaqësuesja e cila ka më pak shanse të bëjë rrugë të gjatë në Gjermani 2024 është Gjeorgjia (0.03%).

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki

Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki