Kompleksi Dinamo shndërrohet 
në "Tirana Olimpik Park" /VIDEO

Kompleksi Dinamo shndërrohet <br />në
TIRANE -  Një kompleks i plotë do të mbledhë bashkë të gjitha strukturat zinxhirë të sportit, federatat, peshëngritjen, mundjen, atletikën si dhe lojërat me dorë. Dushe, sauna, dhoma zhveshjesh të ndara, akomodim i veçantë për federatat, një fushë olimpike rreth 13 mijë metra katrorë, janë disa nga ndryshimet që pritet të ndodhin në fushën e sportit. “Tirana Olimpik Park” është projekti prej 10 milionë euro, i cili do të rivitalizohet në kompleksion aktual sportiv "Dinamo" dhe do të përfundojë në fund të mandatit qeverisës. Ndërsa palestra për peshëngritjen dhe mundjen, me një vlerë prej 3 milionë euro, pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.
 
“Tirana Olimpik Park” i financuar nga qeveria, u prezantua publikisht nga kreu i qeverisë Edi Rama, përballë sportistëve kampionë në sallën e hartave në Kryeministri.  Kupa që sollën në atdhe kampionët e peshëngritjes Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli, por edhe kampionja e Atletikës, Gega, sipas kryeminsitrit i dhanë shtysë të veçantë këtij projekti, për ta shpërblyer mundin e tyre me krijimin e mjediseve të përshtatshme për stërvitje. Dhe është pikërisht palestra e peshëngritjes dhe e mundjes, ajo që do të jetë investimi i parë i këtij projekti, dhe që sipas kryeministrit Rama do të realizohet vitin e ardhshëm, si nevojë imediate, në kushtet kur stërvitja e tyre aktualisht bëhet në mjedise të vështira, ambjente me lagështirë e me mure që po i  gërryejnë vitet, tha Rama.

Kryeministri i dorëzoi projektin tre kampionëve, duke i premtuar se nëse nuk do të realizohet atëherë të tre bashkë, madje dhe me të tjerë, tha Rama, -“ të vijnë para kryeminsitrisë dhe të thonë ku e keni projektin që na dhatë”. Kryeminsitri zgjodhi që projektin ta lë në dorën e Luiza Gegës. “Kam më shumë besim te gratë se te burrat kur vjen pun ate besnikëria”, u shpreh kreu i qeverisë.

Për kryeministrin Rama ku projekt është një nevojë emergjente e sporit, që sipas tij “lëngon poshtë shkallëve të Qemal Stafës”.
 
“Në vitin 2014 talentet e reja  vazhdojnë të stërviten aty ku stërvitej Haxhi Hyseni, Mirjan Akani, Alekdandër Kondo, ata që atëherë trajtohedhin si talente të veçanta por mjediset edhe atëherë në atë kohë linn shumë për të dëshiruar, mendoni sot. Futur në disa vrima poshtë shkallëve të stadiumit, sportistë, drejtues federatash, ish-sportistë, të gjithë aty, poshtë në lagështirë, në mjedisë mizerabël, pa lidhje fare me fjalimet me programet, me propragandën se sporti është i rëndësishëm. “Këto mendalje bënë të mundur që ne të ngutemi dhe sot bashkë me një dhuratë simbolike për kamipionët si kujtim të kësaj dite të prezantoj  mjedisin e ri ku do të stërviten peshngritësit tanë nga viti i ardhshëm. Edhe profesor Zefi do të ndihet si trajner kampionësh bote, do të shkojë në një palestër ku nuk do të detyrohet që peshngritësi të rri brenda dhe ai t’i flasë nga penxherja se palenstra nuk ka vend për dy veta”, tha Rama.

Por çfarë parashikon projekti Tirana Olimpik Park?
 
Kryeministri Rama prezantoi para të pranishmëve duke ilustruar me imazhe në videoprojektor, stukturën e këtij “parku”.
 
"Palestër e re e peshëngritjes dhe mundjes, investimi i parë. Palestra e re do të rezializohet në një kohë rekord.  Projekt me të gjithë parametrat ku besojmë se Erkandi, Danieli dhe të tjerët pa frikë do të mund të ftojnë edhe kampionë të tjerë nga çdo vend i botës për tu ndjerë në çatinë e botës nga pikëpamja e kushteve. Më në fund do keni dushe, sauna, dhoma zhveshje pesonale, të ndame. Shof Tasen aty dhe më kujtohet kur zhvisheshim të gjithë bashkë se ishin dy dhoma gjithsej, në një dhomë vazjat, në një djemtë.
 
Një komplekt i plotë ku do të strehojmë edhe federatat, pas një periudhe të gjatë lëngimi poshtë shkallëve të “Qemal Stafës”, do të bëhet akomodimi i federatave, dhe do të jënë të ndara. Që në një hapësirë të integruar të mblidhet gjithë struktura zinxhirë e sportit.
 
Atletika s’mund të lihet pas dore me faktin që stadiumi kombëtar Qemal Stafa s’e ka pasur ndonjëhëre pistën me standardet kombëtare, praktikisht bën që të mos ketë më asnjë piste. Do të kemi një fushë olimpike të standardeve, 13 mijë metra katrorë.
 
Në një fazë më të mëvonshme do të trajtojmë edhe pishinën. Duke kaluar tek ngrehina e lojëra me dorë aty ku që kemi trashëguar vetëm disa kolona betoni të harkuara që po i gërryejnë vitet, do të akomodojmë skuadrat e lojërave me dorë". 

RAMA: BANALITETI I QEVERISJES NE SPORT LARGOI TALENTET E BARKUT TONË TË NGIRNIN FLAMUJT E HUAJ
“Dyert e kësaj godine u hapën sot për kampion të mëdhenj, për talente që do të jenë kampion në të ardhmen, dhe për të gjithë ata që në rolin e drejtuesve të Federatave, në rolin e mësuesve të tyre, të prindërve, janë këtu sot bashkë me ne drejtuesit e sotëm të këtij vendi që kemi vendosur ta bëjmë sportin një nga instrumentat e rëndësishëm të rilindjes së vendit dhe ripërtëritjes së shoqërisë. Për talentet në sport, art dhe fusha të tjera, jo rrallë i kemi bërë vetes pyetjen, po të ishte ndonjë vend tjetër në çfarë majash do të ishte ky apo ajo dhe si do të drejtohej. Dhe fatkeqësisht përgjigjen e kemi marrë në raste të hidhura për ne kur talente të këtij barku kanë qenë të detyruar të shkëputen dhe të shkojnë larg, të marrin pasaporta të tjera, të veshin uniforma të tjera dhe të ngrejnë flamuj të tjerë për tu vlerësuar. Erkandi, Danieli, Luiza kanë dhënë një përgjigje që për ne ka tingëlluar si shkundje e fortë që pavarësisht kushteve, hendekut të madh në vlerësim dhe trajtim, kanë arritur në maja ku është detyra jonë që t’i mbajmë dhe të ngjisim të tjera, pa i bërë majat e arritshme për talentet të paarritshme për shkak të banalitetit të qeverisjes sonë. Dëshmia e të gjithëve ne provon se jemi të vetëdijshëm që përmes mediaeve të tyre na bëjnë kampionët tanë, na imponojmë me forcë të jemi të gjithë bashkë për të ëndërruar bashkë me ta, për ta ndjekur me të njëjtën forcë ëndrrën e tyre. Është ëndrra e një gjenrate për të hequr pengesa që janë vendosur para tyre sikur të ishin male”, - tha kreu i qeverisë. Fjala e Kryeministrit Rama me sportistet

"DHURATA - MBESHTETJE 3 KAMPIONEVE"
Ndërsa ka shprehur mbështetjen e qeverisë ndaj sportistëve, kryeministri Rama zgjodhi t'iu japë nga një dhuratë tre kampionëve të pranishëm në takimin e hapur në kryeministri.
 
Kampionit të Peshngritjes në Europë, Erkand Qerimaj kreu i qeverisë i dhuroi butonat e këmishës që ai tha se i jepen homologëve. “Kampioni i meriton sepse nuk është vetëm një njeri për tu çmuar kur është me uniformën e peshngritësit përballë shtangës, por edhe kur flet për Bet’hovenit”
 
Kampioni solli në vëmendje urimin që kryeministri i kishte bërë pas marrjes së kupës “Ekrand Qerimaj në catinë e Europës, përulje me respekt”. “I premtoj se kemi disa “çati të tjera të botës për të arritur me mbështetjen tuaj dhe me ndihmën e zotit”, përmbylli fjalën e tij përshëndetëse Qerimaj. 

Edi Rama dhe erkand qerimaj

Dhurata për Daniel Godellin ishin butona argjendi për këmishat. “Argjend për argjend se ai i kishte flori, se me ar s’kishim për këto. Këtë herë Danieli e pësoi si Guardiola dhe Murinjo se duke dalë i dyti u duk sikur ishte i dobët, po të mos ishte Erkandi sot do ishim duke i bërë monument Danielit. Mos u dekuarajo nga fakti që nuk je në qendër të vëmedjen plotësisht”, u shrpeh Rama ndërsa id ha dhuratën kampionit të dytë të pëshëngritjes.

Edi Rama













Një flutur argjendi është dhurata që kryeminsitri Rama id ha kampiones në vrapim Luiza Gegës. “Medalje ari në vrapim, dhe Shqipërinë që vrapon dhe del e para s’e kishim parë ndonjëherë”, tha Rama. “Një flutur argjendi spese ari nuk kemi ne nga këto anët tona, dhe një tufë me lule”.

Edi Rama


















NIKOLLA: FINANCIM SPORTISTEVE, NGA SHTATORI 3 ORE FISKULTURE NE SHKOLLA
Ministrja Nikolla tha se skema e re e financimit rrit mbështetjen për talentet në sport dhe për sportistët elitarë. Ajo tha se drejtuesit e Sportit, ndryshe nga politika e ndjekur më parë, janë të ndarë nga Politika.

“Do të mundësojmë që të gjitha shpërblimet e prapambetura t’i zgjidhim me shpejtësi falë grantit që i ka kaluar peshëngritjes shqitpare dhe fondit të ri. Do ta largojmë politikën nga sporti, kemi komisione të antidopingut që s’ka pse të drejtohej siç ndodhte nga politikanë, por kemi një mjek që do të ndikojë në krijimin e një klime tjetër me sportin. Të vendosim në shinat e ligjit por edhe të llogaridhënies të gjitha federatat por edhe anëtarët”.

Ministrja Nikolla tha se nga shtatori në shkolla do të zhvillohen 3 orë të edukimit fizik në javë.


Edi Rama Kryeministri

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh

Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh