VLORE- Pallati në pronësi të vjehrrit të Lulzim Bashës, është ndërtuar mbi sipërfaqen e një shkolle 8-vjeçare. Shkolla “Zenel Murra” e ndërtuar në vitet 80, është prishur dhe mbi sipërfaqen e saj prej 650 metra katror, është ngritur një objekt rreth 8 herë më i madh se kjo sipërfaqe toke që është fituar nga prishja e shkollës.
Skandali i ndërtimit të pallatit në pronësi të vjehrrit të Lulzim Bashës, merr përmasa akoma dhe më të mëdha kur mësohet se pikërisht në vendin ku është ndërtuar pallati, ka qënë një shkollë 8-vjeçare. Kjo tregon se bëhet fjalë për një pronë që ska qënë asnjëherë pronë private, por përkundrazi sipërfaqja i ka shërbyer shkollës 8-vjeçare të quajtur “Zenel Murra” dhe që është ndërtuar rreth viteve 1980 nga rregjimi i asaj kohe.
Sot godina e kësaj shkolle nuk ekziston më, jo për faktin se është gryer nga dallgët e ditit, por ajo është shembur nga fadromat, duke i hapur kështu rrugën e ndërtimit të pallatit, I cili nga pamjet satelitore duket qartë se vetëm qereku rezulton në truallin e kësaj shkolle dhe më pas, tre çereku i pallatit ndodhet brenda në det. Ajo që e bën çështjen akoma më të dhimbshme është se shkolla Zenel Murra, është prishur, duke u transefruar disa metra më larg në afërsi të shkollës tregtare që ndodhet në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Për ndërtimin e godinës së re është caktuar shoqëria “Avduli”, e cila edhe pse ka përfuduar objektin vijon proceset gjyqësore, duke kërkuar 35 milion lekë të pashklyera nga Ministria e Arsimit dhe Drejtoria e Arsimit Vlorë.

Mashtrimi me lulishte
Pas prishjes së godinës së shkollës, në afërsi të “Ujit të Ftohtë”, ajo që ka ndodhur me sipërfaqen e përftuar pas prishjes, ka qënë tepër e vlerësuar nga ana e banorëve të zonës. Kjo pasi në vitin 2001 bashkia e Vlorës ka vendosur të kthejë tokën në një lulishte. Është bërë projekti dhe toka është kthyer në një lulishte, ku shumë qytetarë të Vlorës qëndronin, në këtë zonë për të bërë foto apo dhe për të pushuar disa minuta. Mirëpo, siç duket e gjitha kjo ka qënë një mashtrim, pasi në rrethana misterioze kësaj sipërfaqeje i ka dalë pronari dhe në fakt ai është shtetasi Xhafer Isufi, vjehrri i Lulzim Bashës, kreut të bashkisë së Tiranës njëherësh dhe kreut të opozitës shqiptare. Nuk kanë kaluar shumë vite dhe në 2010 KRRT-ja e Vlorës miraton lejën dhe sheshin e ndërtimit për Xhafer Isufin dhe subjektin e ndërtimit “G.B.A Konstruksion”, të cilat më pas kanë filluar ndërtimet duke hyrë dhe dhjetëra metra në shtratin e detit, veprim i cili konsiderohet tepër i rëndë nga ekspertë urbanistike dhe inxhinierë ndërtimi.
650 metra katror
Mësohet se shkolla 8-vjeçare “Zenel Murra” ka pasur një sipërfaqe prej 650 metra katror. Kjo sipërfaqe, përfshinte objektin si dhe vetë goddinën. Në këtë sipërfaqe nuk mund të ndërtoje një pallat disa katësh siç dhe e kanë ndërtuar tashmë. Mirëpo, vetëm çereku i pallatit është ndërtuar në 650 metra katror, pasi pjesa tjetër e gjitha është ndërtuar në pjesën e detit. Bëhet fjalë, për një truall që është zgjeruar në drejtim të detit dhe se zgjerimi është bërë në mënyrë artificiale.
Kjo i ka hapur rrugë, jo vetëm ndërtimit të kompleksit “Jon”, por në fakt mbi shtratin e detit janë ndërtuar pishina dhe aksesorë të tjerë për pushuesit. Atualisht nuk dihet se si do të veprohet me këtë objekt nga ana e drejtuesve të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, por prokuroria në këtë kohë ka bërë një person përgjegjës që ka miratuar planin teknik të ndërtimit të këtij objekti. Ndërkohë që dhe prcedurat e tjera të ndërmara për ndërtimin e kompleksit “Jon”, sipas specialistëve janë tërësisht të ndërmara në mënyrë të gabuar. Nisur nga këto shkelje të një pas njëshme, specialistët shprehet se objekti duhet të prishet.
Ndërtimi i shkollës firma ende në gjyq
Prishja e shkollës 8-vjeçare “Zenel Murra” dhe transferimi i saj në afërsi të shkollës tregtare në Vlorë, ka qënë njëra nga hallkat që i kanë hapur rrugën ndërtimit të pallatit. Subjekti “Avduli”, që ka ndërtuar shkollën sot e kësaj dite vijon të jetë në process gjyqësor, pasi për punimet e kryera nuk ka marë 35 milion lekë nga ministria dhe drejtoria e Arsimit në Vlorë. Në muajin 21 maj 2013 çështja gjyqësore për këtë rast është rikthyer sërisht për gjykim në Apelin e Vlorës nga Gjykata e Lartë.
Shkrimi u publikua sot (3.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com