Kompleksi te Liqeni, Xhindi: Nuk
cenon hapësirat e gjelbërta
Pas ngritjes nga ana e ambientalistëve dhe shoqërisë civile të shqetësimit mbi ndërtimin e një kompleksi ndërtesash 17-katësh, pranë digës së “Liqenit artificial” në kryeqytet, ka reaguar dhe Bashkia e Tiranës. Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi, tha se projekti për ndërtimin e pallatit nuk cenon hapësirat e gjelbërta, ndërsa sipas saj kjo gjë nuk ndodhte me projektin e mëparshëm të Ramës.
TIRANE- Pas ngritjes nga ana e ambientalistëve dhe shoqërisë civile të shqetësimit mbi ndërtimin e një kompleksi ndërtesash 17-katësh, pranë digës së “Liqenit artificial” në kryeqytet, ka reaguar dhe Bashkia e Tiranës mbi këtë temë. Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi, tha se projekti për ndërtimin e pallatit nuk cenon hapësirat e gjelbërta, ndërsa sipas saj kjo gjë nuk ndodhte me projektin e mëparshëm të Ramës.
Në deklaratën e saj për mediat, Xhindi nuk u prononcua mbi detajet e ndërtimit të këtij kompleksi dhe mbi ndryshimin e planit urbanistik, por u fokusua në atë që cilësoi si “bilanc mes të djeshmes dhe të sotmes”.
Xhindi në retorikën e saj u përqendrua në një sërë akuzash për shpifje dhe interesa të treta ndaj Kryeministrit Rama dhe gjithashtu listoi një sërë shifrash, duke bërë një bilanc mes punës së këtij të fundit dhe kryebashkiakut Basha.
Më poshtë deklarata e plotë e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi.
“Për çfarë ankohet Edi Rama kur projekti i tij i mëparshëm gllabëronte hapësira publike, ndërsa i sotmi nuk cënon asnjë centimetër katror por shton 2 mijë metra katrorë hapësire publike vetëm në zonën e pishinave? Për çfarë ankohet Edi Rama, kur volumi ndërtimor i projektit të 40 katsheve të tij ishte 4 herë më i madh se projekti zhvillimor aktual?! Për çfarë ankohet Edi Rama kur projekti i tij shfrytëzonte mbi 70% të sipërfaqes totale, duke përfshirë zonën e pishinave, ndërkohë që projekti aktual shfrytëzon vetëm 40 % të truallit privat dhe kthen mbi 20 mijë metra katrorë nga prona private në hapësirë publike?! Për çfarë ankohet Edi Rama përveçse për interesa të paligjshme të tij dhe sekserëve të tij që nuk u përmbushën siç kishte planifikuar ai?!
Nëse Edi Rama vë interesat e Tiranës para interesit të tij dhe sekserëve të tij, pse betonizoi apo shndërroi në sheshe ndërtimi mbi 65 mijë metra katrorë lulishte dhe hapësira të gjelbra në zemër të kryeqytetit, vetëm në 4 vitet e tij të fundit si kryebashkiak?
Plani urbanistik i qytetit të Tiranës i dha fund epokës së betonizimit korruptiv të kryeqytetit. Në tre vitet e fundit, Bashkia e Tiranës ka shtuar 96 mijë metra katrorë gjelbërim në qendër dhe në lagjet e banimit, ka mbjellë mbi 23 145 pemë dhe dru dekorativë dhe po punon për shtimin e 300 mijë metrave katrorë gjelbërim, përmes projektit të bulevardit të ri dhe lumit të Tiranës.
Ky bilanc mes të djeshmes dhe të sotmes është arsyeja e vërtetë e mllefit, bllokimit, dhe fushatës së shpifjeve që Edi Rama ka zgjedhur, për hir të interesave të tij dhe sekserëve të tij.”
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.3%
-
Të gabuar
23%
-
Nuk kam mendim
10.7%
Vota total: 1833
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
16 Janar, 18:37
-
Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën gjatë vizitës në Kiev
16 Janar, 18:35
-
‘U lodha duke qëndruar në shtëpi!’, 21-vjeçari thyen arrestin dhe kapet duke shëtitur në rrugë! Befason karabinierët me përgjigjen
16 Janar, 18:29
-
Kandidoi në primaret e Berishës/ Fatmir Merkoçi: Nuk ishin të vërteta! Erdhën njerëz nga rruga dhe votuan! Rithemelimi nuk ka sjellë asnjë emër të ri
16 Janar, 18:28
-
Vota e Diasporës/ Kalojnë 20 mijë aplikime, KQZ refuzon 1600 persona për një ditë! KQZ rrëzon 1/3 e emigrantëve, shkak adresa e banimit
16 Janar, 18:25
-
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
16 Janar, 18:19
-
Hetimet për 21 janarin, Romeo Kara: Berisha të vret për pushtet! Një tufë maskarenjsh ende i shkon prapa! Merkoçi: Duhen hetuar edhe Bamir Topi me Ina Ramën
16 Janar, 18:18
-
Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit
16 Janar, 17:48