Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjirokastër, ku ka ndërruar jetë 19- vjeçarja Klea Muxhaj, pas lindjes së fëmijës.

E reja nga fshati Zhulat, ka ndërruar jetë në maternitetin e Gjirokastrës në orën 03:00 dhe shkak mësohet se janë bërë komplikacionet e rënda, pasi ka kryer operacionin në sallën e lindjes.

19- vjeçarja ishte shtruar një ditë më parë në Maternitetin e Gjirokastrës dhe mjekët obsteter nuk dhanë garanci për të lindur vetë duke e futur në sallën e operacionit. Komplikimet serioze që shfaqi ndikuan në humbjen e jetës.

Prindërit, të cilët që pasi kanë marrë lajmin tragjik ndodhen në dyert e spitalit dhe mes lotësh e britmash nga kjo dhimbje e madhe, për vdekjen e 19 vjeçares bëjnë fajtorë mjekët.

Ata shprehen se vajza nuk ka pasur probleme shëndetësore dhe pas lindjes ka qenë në gjendje të mirë, por shtojnë se shkak është bërë neglizhenca e mjekëve të cilët e kanë futur 2 herë në sallën e operimit. Në dëshmitë e tyre familjarët, kanë shprehur zemëratën për atë çfarë ndodhi dhe dëshmitë kontradiktore të infermiereve para dhe pas vdekjes se 19 vjeçares.

Infermieret e turnit e kanë lënë nënën 19 vjecare të vdiste pasi ato ishin të angazhuara në telefonët e tyre duke u marre me "facebook" dhe jo t'i pergjigjeshin Kleas", është shprehur i revoltuar kunati i te ndjeres. Familjarët e saj kërkojnë hetim dhe vënien para ligjit të përgjegjësve të kësaj tragjedie familjare. "Na e morën vajzën me qafë mjekët. Ajo nuk kishte probleme. E futën dy herë në sallën e operimit", thanë prindërit.

Nga ana tjetër drejtori i spitalit rajonal Sokol Feruni, hedh poshtë akuzat e të afërmeve, duke thënë se ndërhyrja ka qenë korrekte dhe e rregullt. Vetë fëmija ka lindur i shëndetshëm pa asnjë problem, por ndërhyrja që i është bërë nënës në operacion ka rezultuar fatale pasi ka pasur komplikacion në rrugët e frymëmarrjes. Ka qenë mungesa e oskigjenit në gjak ajo që ka shkaktuar dhe probleme në frymëmarrje.

Për këtë arsye prindërit i hedhin fajin mjekëve duke thënë se nuk janë treguar të kujdesshëm ndaj saj pasi ka dalë nga operacioni. Ai thotë se e reja menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë. Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë. 

Fatmirësisht foshnja ka lindur i shëndetshëm dhe nuk ka asnjë problem shëndetësor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:30
Vdekja e 19- vjeçares në Gjirokastër, reagon spitali: Solli në jetë fëmijën shëndosh e mirë! Pas ndërhyrjes operatore, ka patur komplikacione të rënda

Drejtori i spitalit rajonal Gjirokastër Sokol Feruni, ka reaguar në lidhje me vdekjen e 19-vjeçares pasi ka sjellë në jetë një fëmijë. Sipas spitalit e reja e ka sjellë në jetë fëmijën shëndoshë e mirë por pas ndërhyrjes operatore ajo ka pasur kompikacione të rënda.

"Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme. Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë.

Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë. Pritet të kryehet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen. Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët", njofton ai. 

Ora 10:22
Vdekja e 19 vjeçares, familjarët të revoltuar: Fajtor mjekët, e futën dy herë në sallën e operimit! Foshnja është mirë

Familjarët e 19-vjeçares Klea Muxhaj, e cila ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në maternitet gjatë lindjes të revoltuar dhe mes të qarash kanë bërë fajtor mjekët.

Sipas tyre e reja ka qenë mirë pas lindjes por në mëngjes janë lajmëruar se ajo ka vdekur. Ata i akuzojnë mjekët për neglizhencë pasi e kanë futur atë dy herë në sallën e operimit.

"Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë. Doktori tha do ta shikojmë nesër dhe gjendja deri tani vijon mirë do ta shikojmë nesër. Gjatë natës kur kemi ikur ne infemirja thotë se ka pësuar bllokim n frymëmarrje dhe vdiq. Lajmëruan doktorin tha dhe se shpëtuam dot. Doktori  e kishte futur në sallë të operimit për hetrë të dytë. Kjo është ngeglizhencë doktori. Na thanë se është rëndë. Njëri thotë se ka hemorragji tjetri nuk  e di, tjetri ishte mirë, janë 3 mjekë me ashtu të ndryshme. Nuk e dinë se çfarë duan të mbulojnë ata e dinë, mungesë mjekimesh apo kanë harruar ti bëjnë ndonjë gjë", tha vëllai i burrit.

"Unë jam vjehrri i të ndjerës, vajza ka qenë shtatzënë. Jemik lidhur me doktor dashin që në fillim dhe dei në moemntin që e kanë operauar. Më ka thënë se duhet të bëhet operim, i thashë bëje. Çdo gjë mirë, bebi mirë, vajza është mirë. Është futur gruaja brenda", tha ai.

"Më foli nusja jam mirë. Të keqen mami i  thashë nesër do të vijmë me djalin në duar. Vajti dhe djali  e pa dhe tha jam mirë. Në porën 3 më thonë që është përkeqësuar. Unë e pashë bebin dy kile e gjysmë. Më thanë se është përkeqësuar nusja. Vajtja atje smë lanë të futem, doktori na tha se vajza na iku nëpër duar. M|ë vonë na kanë thënë jo kishte hemorragji. Unë vajta e pashë me sytë e mi. E kishte lindjen e parë, këta i mbyllën dhe derën dhe sna lanë të futemi", shtoi e vjehrra e nuses.