Komplotuan për të rrëmbyer guvernatoren e Miçiganit, ngrihen akuza ndaj 6 personave të dyshuar

Komplotuan për të rrëmbyer guvernatoren e Miçiganit, ngrihen akuza ndaj 6 personave të dyshuar

Guvernatorja e Miçiganit Gretchen Whitmer

Gjashtë persona u akuzuan të enjten për konspiracion për të rrëmbyer Guvernatoren e Miçiganit Gretchen Whitmer në një komplot nga ekstremistët e krahut të djathtë që ishin të indinjuar nga politikat e saj për të frenuar koronavirusin.

Një juri e madhe federale ngriti një aktakuzë për konspiracion kundër banorëve të Miçiganit Adam Fox, Ty Garbin, Kaleb Franks, Daniel Harris dhe Brandon Michael-Ray Caserta, si edhe ndaj Barry Croft Jr i Delaware.

Prokurori Andreu Birge tha në një deklaratë se akuza mbart një dënim maksimal me burguim të përjetshëm. Të dyshuarit u arrestuan në tetor pas një hetimi të FBI-së mbi planet e pretenduara për rrëmbimin e zonjës Whitmer në shtëpinë e saj të pushimeve në veri të Miçiganit.

Avokatët mbrojtës kanë argumentuar se klientët e tyre kishin “vetëm fjalë” dhe nuk kishin në plan të kryenin komplotin e pretenduar kundër guvernatores demokrate. sipas aktakuzës.

Gjatë një seance gjyqësore në tetor, agjenti special i FBI-së Richard Trask dëshmoi se gjashtë burrat ishin të përfshirë në organizata paraushtarake, siç thuhej në aktakuzë.

Zoti Trask tha gjithashtu se edhe guvernatori demokrat i Virxhinias Ralph Northam ishte midis atyre që ishin përmendur si objektiva të mundshëm gjatë një takimi në qershor në Dublin të Ohajos, ku morën pjesë Croft dhe Fox, thuhej në padi.

Padia gjithashtu thotë se Fox dhe Garbin, një udhëheqës i një grupi nga Miçigani të quajtur “Ëolverine Watchmen”, ranë dakord në qytetin Grand Rapids të Miçiganit për të bashkëpunuar në arritjen e “qëllimeve të përbashkëta”.

Përveç përshkrimit të planeve për të përgjuar shtëpinë e guvernatores Uhitmer dhe taktikave për t’u përballur me shoqëruesit e saj të sigurisë, në padi thuhet se ata diskutuan shkatërrimin e një ure pranë shtëpisë së zonjës Ëhitmer për të parandaluar ndërhyrjen e forcave të rendit.

Në padi thuhej se Caserta shkruante në një mesazh elektronik se nëse ata hasnin oficerë policie gjatë misionit të vëzhgimit “duhet t’u jepnin oficerëve një mundësi të largoheshin dhe t’i vrisnin nëse nuk e respektonin.”

Të dyshuarit u arrestuan pasi katër anëtarë planifikuan një takim më 7 tetor në Ypsilanti të Miçiganit, për të takuar një agjent të fshehtë të FBI-së dhe për të blerë eksplozivë dhe pajisje të tjera, sipas aktakuzës. /Voa/

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave