Kompozitorët shqiptarë do të
interpretohen për Kongresin e Manastirit

Kompozitorët shqiptarë do të<br />interpretohen për Kongresin e Manastirit
Një koncert me pjesë të përzgjedhura të kompozitorëve shqiptarë do të mbahet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë më 19 Nëntor 2015 dhe do të rishfaqet edhe në Manastir në datën 22 Nëntor 2015.

Koncerti do të mbahet me këngët e bukura të kompozitorëve si Avni Mula, Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Kujtim Laro, Limoz Dizdari, Kristo Kono. Këngët do të vijnë të interpretuara nga solistët e TKOB si Eva Golemi, Armando Likaj, Vikena Kamenica, si dhe nga orkstra simfonike e TKOB nën drejtimin e Edmond Dokos. Koncerti është organizuar për të përkujtuar themelimin e alfabetit shqip dhe ngjarjen historike të Kongresit të Manastirit që u mbajt më 22 nëntor 1908.

Kongresi i Manastirit i filloi punimet, më 14 nëntor 1908 dhe vazhdoi deri më 22 nëntor. Konsiderohet si një nga tubimet më të mëdha të dijetarëve shqiptarë Brenda dhe jashët kujfijve. Tubimi u bë për përcaktimin e një lafabeti unik të gjuhës shqipe.Gjer në atë kohë gjatë zhvillimit te letërsisë shqipe ishin hartuar disa alfabete të ndryshme.

Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll dhe quhej Alfabeti i Stambollit. Mendimi zotërues ishte se shkronjat jolatine nuk ishin të përshtatshme për mbarësinë e shqipes bashkimit gjuhësor kombëtar. Për këtë arsye, shoqëria më aktive dhe e mirënjohur "Bashkimi" në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët