SHKODER- Komuna e Bushatit ka reaguar pas lajmit se dhjetëra banorë të saj po shfrytëzojnë liberalizimin e vizave për të kërkuar azil ekonomik në vendet e BE kryesisht në Suedi. Përmes një deklarate zëdhënësi I komunës ka pranuar se ditët e fundit ka një fluks banorësh kryesisht të rinj që kanë tërhequr pranë kësaj komune vërtetime të mostrajtimit më ndihmë ekonomike si dhe deklarime se nuk disponojnë biznese private. Komuna sqaron se këto dokumenta janë lëshuar konform ligjit dhe pa shkeljen më të vogël. Autoritetet vendore të Bushatit pranojë se janë informuar në rrugë jozyrtare se një pjesë e konsiderueshme e këtyre banorëve kanë lëvizur jashtë vendit dhe se u kanë thënë familjarëve të tyre se do të udhëtojnë drejt Suedisë pasi atje pranohet azil ekonomik deri në 10 maj të këtij viti.

Komuna Bushat e cilëson këtë një mashtrim të madh që u bëhet banorëve nga persona apo kompani me qëllim përfitimi. Ajo u bën thirrje banorëve të saj mos bien pre e mashtrimeve.
Ndërkohë komuna është interesuar edhe në rrugë zyrtare me palën suedeze dhe nuk ka patur asnje konfirmim prej saj për azil ekonomik.

Cështja e azilkërkuesve drejt Suedisë pritet të jetë shqetësimi që një delegacion suedez do ngrejë pranë Komunës Bushat gjatë një vizite që do realizohet së shpejti
Në përbërje të delegacionit do jenë edhe përfaqësues të qeverisë suedeze.

(ns/shqiptarja.com)