TIRANE- Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për komunat Kashar e Farkë, të cilat kanë paditur vendimin e qeverisë i cili ndalon ndërtimet në këto dy komuna. Sipas një vendimi të qeverisë, dy komunave Kashar dhe Farkë u është hequr e drejta të japin leje jashtë interesit publik.
 
Kërkesa për shtyrjen e seancës gjyqësore ka ardhur nga qeveria.
 
Ndërkaq, nga Gjykata Kushtetuese njoftohet se seanca u shty për t’u zhvilluar në datë 8 maj 2014.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)