Komunat serbe, BE përgënjeshtron
Mustafën: Zbatohet siç është firmosu

Komunat serbe, BE përgënjeshtron<br />Mustafën: Zbatohet siç është firmosu
PRISHTINE - Kauza e opozitës në Kosovë duket se doli fitimtare, sa i përket marrëveshjes së bashkësisë së komunave me shumicë serbe. 

Pas takimit mes dy kryeministrave, atij të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel, shefja e politikës së jashtme në BE-së, Federica Mogherini ka thënë se marrëveshja do të zbatohet siç është nënshkruar fillimit. 

“Diskutimet mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë janë fokusuar në zotimet që të dyja palët kanë marrë për të punuar mbi zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar tashmë për bashkësinë e komunave serbe”, ka thënë Mogherini. 

Kjo deklaratë e saj rrëzon kryeministrin e Kosovës i cili ka deklaruar se qeveria do të zbatojë vendimin e gjykatës Kushtetuese, e cila disa pika të kësaj marrëveshjeje i cilësoi ai antikushteuese duke cënuar interesat e Kosovës.

Gjithashtu edhe kryeministri serb Aleksandër Vucic ka thënë se nuk njeh vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. 

Prej muajsh tre partitë e opozitës në Kosovë kanë protestuar duke e cilësuar jo të ligjshme marrëveshjen e bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Në arsyetimin e tyre theksohet se kjo marrëveshjen krijon një shtet të vogël serb brenda Shtetit të Kosovës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin