Komunat Zveçan dhe Zubin
Potok ndryshojnë statutet

Komunat Zveçan dhe Zubin<br />Potok ndryshojnë statutet
Kuvendet komunale Zveçan dhe Zubin Potok, kanë harmonizuar të enjten mbrëma, përkatësisht ditën e fundit të afatit ligjor, statutet e tyre me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës.

Me dy të tretat e votave, këto dy komuna miratuan ndryshimet e statuteve të tyre.

Fillimi i seancave të mbrëmshme është vonuar rreth dy orë për shkak se kryetarët e katër komunave veriore, si dhe kryesuesit e kuvendeve të këtyre komunave, paraprakisht kanë marrë pjesë në një takim konsultativ që u mbajt në Prishtinë me përfaqësues të Ministrisë së Pushtetit Lokal të Kosovës, që pastaj ka rezultuar me një takim të jashtëzakonshëm në veri të Mitrovicës, para se të fillojnë seancat në Zveçan dhe Zubin Potok.

Në bazë të ndryshimeve të miratuara të enjten mbrëma, tani sipas pikës 5 të statutit të komunës së Zubin Potokut dhe Zveqanit, simbolet e komunës, përkatësisht amblema, flamuri dhe vula, do të definohen me një procedurë të veçantë, e cila po ashtu duhet të miratohet me dy të tretat e votave të delegatëve.Kjo do të thotë se stemat dhe vulat e këtyre ko munave të miratuara më 12 mars, nuk janë aprovuar./KosovaPress/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike