Pasi Kryeministri Rama doli në komunikimin javor ku deklaroi se nesër do miratohet Task Forca Speciale dhe se do të vijnë agjentë të FBI-së, për të luftuar krimin, ka reaguar kreu i grupit parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili.

Nëpërmjet një statusi në facebook Vasili shkruan se “Kryeministri i krimit të organizuar do luftojë krimin e organizuar??”. Vasali shkruan ndërë të tjera se “Duhet Task Forcë popullore që të largojë kryeministrin që i tha policisë hidhni kapelet bëni vota për rilindjen dhe u përqafua me kriminelët dhe trafikantët.”

Postimi i plotë i Vasilit në facebook:

Kryeministri i krimit të organizuar do luftojë krimin e organizuar??

Kryeministri na tha se qeveria do miratoka Task Forcë në policinë e shtetit për të luftuar krimin e organizuar.

Kryeministri i krimit të organizuar qeveritar do luftoka krimin e organizuar ha ha ha. Gajasje e madhe shumë.

Megjithatë një meritë duhet t'ja njohim shkollëpakut që gënjen me seriozitet dhe nuk qesh.

Duhet Task Forcë popullore që të largojë kryeministrin që i tha policisë hidhni kapelet bëni vota për rilindjen dhe u përqafua me kriminelët dhe trafikantët.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com