'Komunistët s'kanë vend në PD'/ Demokratët zgjedhin kreun e ri në Shkodër, ish-deputeti Ramiz Çobaj humb me dy vota

SHKODER - Demokratët e Shkodrës kanë zgjedhur një drejtues të ri i cili do t'i kryesojë për katër vitet e ardhshme, duke i dhënë fund dominimit të "gardës" së vjetër në kryeqendrën e veriut. Me vetëm dy vota para, Xhevdet Amuli u zgjodh kryetar i degës duke mposhtur në garë ish-deputetin Ramiz Çobaj, kryetari aktual të kësaj dege.

Xhevdet Amuli mori 243 vota, ndërkohë që Çobaj mori 241 Vota. Ndërsa 8 vota janë shpallur të pavlefshme. Në Kuvendin e degës së PD në Shkodër kanë marrë pjesë rreth 500 delegatë me të drejtë vote.

Pas përfundimit të procesit janë dëgjuar thirrjet nga demokratët "poshtë spiunët", "poshtë komunistët", "komunistët nuk e kanë vendin në PD", duke iu adresuar ish-kryetarit tashmë të degës së PD në kryeqendrën e veriut, Ramiz Çobaj, i cili akuzohet se ka qenë ish-oficer i Sigurimit të Shtetit në vitet e regjimit komunist. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 02/12/2018 12:16

    Cdo Bashki ka te drejten e vete udheheqjes politike,eshte e pavarur nga shteti. Personalishte jam simpatizues i Shkodres ne cdo forme pa nderhyre ne detaje. O moj Shkoder moj mizore pake na duke e shume na dole, po bene lufte me shtate tabore. Shkodra eshte djepi i kultures Shqipe, e vjeter sa vete ILIRIA.SKODRINON zemer Ilirie ke lene gjurme historike ne SHQIPERI?

    Përgjigju
  • Shkodra: 01/12/2018 20:26

    Fatkeqsi per kyt vend ne dor te kujt ka mbet

    Përgjigju
  • Qyl_Y_Byli: 01/12/2018 18:47

    Ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha !!! Sa kam qesh!! Xhod Amuli nuk e ka mor shkollen e mesme!! Te dali njeri dhe te thote qe e kam pas ne klase!! LoL!!

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 01/12/2018 18:24

    Ramiz Çobaj nuk ka punuar asnje dite me Sigurimin e Shtetit!

    Përgjigju
  • Rruqja: 01/12/2018 18:01

    O DEMOKRAT I FLAKET SHKODRON JAN LAJKA KOTI SE JU DEMOKRATET E KULLUAR SI PUNA JUAJ MBAJTET QENIN PSEUDOKOMUNISTIN FALLS SALU RAM BERISHEN QE SHKATRROI CDO GJE SE KOMUNISTI I VERTETE STREHOI ME MIJRA FAMILJE SHKODRANE PER TRE MUAJ NGA FATKEQESIA NATYRORE( TERMETI) DHE JUA FALI SHTEPIJAT PRA ZOTI DEMOKRAT MOS NGATRRO KOMUNISTIN ME KRIMINELIN TUAJ QE JU YDHEHEQ.

    Përgjigju
    • Behari jam.....!!: 02/12/2018 17:12

      Kjo parrulla "Poshte Komonistat" eshte kryefjale e vellait te te zgjedhurit kryetar i PD ne Shkoder, Fatmir Amuli quhet! Edhe ai eshte copa e injorantit qe nga kaldaist me 6 vjecare ne pastrimin kimik u be shef komisariati i policise sepse ...donte t`i jepte doren Berishes duke u ngjitur ne kolonat e Teatrit Migjeni Shkoder. Po te kerkosh ne Google teatrin Migjeni ne Shkoder dhe te shohesh kolonat e kupton se cfare idioti eshte personi ne fjale....Dalim tek parrulla, dhe Fatmiri si puna e Xhodes (do te kene pune blogjet me te) meqe nuk dinte asnje fjale profesionale perdorte per kundershtaret e tij termin :"Ky asht komonist" dhe polici perfundonte ne rruge...Fatmiri dhe Ramizi njihen mire bashke qe nga koha kur Xhoda kontrabandonte karburant ne Mal te Zi duke thyer embargon nderkombetare.....

  • Tutu: 01/12/2018 17:18

    Po Sali ziu....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre