Më 14 tetor 2015, sipas kalendarit hënor fillon viti 1437 hixhri.

"Hixhri" nënkupton shpërnguljen e Profetit Muhamed a.s. dhe pasuesve të tij nga Meka në Medinë në vitin 622, i njohur me termin Hixhret.

Shpërngulja, hixhreti, i Profetit Muhamed a.s. dhe myslimanëve të parë nga Meka në Medinë, është pikëfillimi i llogaritjes së kohës së kalendarit mysliman. 

Hixhreti mbart domethënien e një fillimi të ri, të një bote të mbushur me mesazhin dhe bukuritë e besimit islam