TIRANË- Pas një muaji sakrificash dhe agjërimi, besimtarët myslimanë festojnë këtë të enjte Fitër Bajramin.

Ndryshe nga viti i kaluar, ku falja e mëngjesit u krye vetëm nëpër xhami për shkak të kushteve të COVID-19, këtë herë falja do të kryhet në sheshet kryesore të qyteteve. Në Tiranë, ky ritual do të kryhet në sheshin 'Skënderbej', siç ka ndodhur prej vitesh.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka publikyar ditën e sotme programin i cili nis në orën 05:40 dhe mbaron në orën 06:20.

Programi i Fitër Bajramit
Data: 13.05.2021
Dita: E enjte
Ora: 05:40-06:20
Vendi: Sheshi “Skënderbej”, Tiranë
Fillimi: 05:40, Moderatori Ejup Lila
Lexim Kur’ani: 05:45, Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj
Fjala përshëndetëse: 05:55, Kryetari i KMSh-së, H. Bujar Spahiu
Ligjëratë: 06:00, Nënkryetari i KMSh-së, Taulant Bica
Falja e Namazit: 06:10, Kryetari i KMSh-së prin në namaz
Hytbeja: 06:15 Myftiu i Tiranës, Lauren Luli