Komuniteti Mysliman në gjyq
për pronën te “Disco Albania”

Komuniteti Mysliman në gjyq<br />për pronën te “Disco Albania”
TIRANE - Komuniteti Mysliman ka nisur një tjetër betejë ligjore për kthimin e pronës së tyre. Këtë herë bëhet fjalë për bodrumet e ish mapos nr.2 në Tiranë, që aktualisht njihet si “Disko Klub Albania” dhe që ndodhen te rruga e Dibrës. Komuniteti Mysliman ka kërkuar lirimin dhe dorezimin e tij dhe shpërblimin për përdorimin e këtij ambienti për periudhën nga 1 janar 1996 deri më 31 korrik 2006, dhe n ga periudha 16 korrik 2009 dhe deri në kohën kur të lirohet krejtësisht ky ambient.

Pra i bie për rreth 16 vite. Beteja ligjore ka nisur nga komuniteti Mysliman në korrik të 2009-ës, dhe pas shumë zvarritjesh dhe seancash gjyqësore, duket se më në fund gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtë myslimanëve dhe u ka kthyer atyre këtë pronë që u përket. Kështu në vendimin e datës 15 korrik 2013 gjykata vendosi: “Pranimin e kërkesë- padisë. Detyrimin e palës së paditur Shoqëria “Suisse Manegement” Shpk të lirojë dhe dorëzojë në favor të palës paditëse Komuniteti Mysliman i Shqipërisë;

Ndërtesën me sipërfaqe 393.7 m2 e njohur si Disco Club Albania, e cila figuron e regjistruar në ZRPP Tiranë si pasuria me numër 1/16 TR-0-12 Zona Kadastrale nr.8150 Volumi 22 faqe 100, me adresë Rr.“Dibrës Tiranë” me përshkrimin “Truall+ndërtesë”. Rrëzimin e padisë së ndërhyrësit kryesor Joseph Schmid.

Shpenzimet gjyqësore proceduriale i ngarkohen palës së paditur dhe ndërhyrësit kryesor në raportet 50% me 50%. Kundër këtij vendimi mund të behet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 ditëve afat që fillon nga e nesërmja e shpalljes. Për palën e paditur dhe ndërhyrësin kryesor në mungesë në shpallje afati fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit”, - thuthet në vendimin egjykatës së Tiranës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!