Komuniteti rom në Sarandë në protestë: Bashkia ka lekë të zbukurojë qytetin, po për ne jo

Komuniteti rom në Sarandë në protestë: Bashkia ka lekë të zbukurojë qytetin, po për ne jo

SARANDËKomuniteti rom ne Cuke të Sarandës ka dalë në protestë që në orën 08:00 të mëngjesit, ku kërkojnë që të strehohen ne çadra pasi banesat e tyre janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ata refuzojnë të kthehen në banesat e tyre tek ish-kinoteatri në Cukë pasi ato janë të dëmtuara në strukturë dhe ka filluar të bien copat e para të suvasë. Gazetari i Report Tv, Limos Didani raporton se protesta e tyre pranë institucionit të bashkisë vjen pas thirrjeve të herë pas hershme për banesa sociale.

"Po për pema ka bashkia që i zbukuron, unë vajta kërkova një pako ushqimore që të hanë fëmijët, na thonë nuk kemi. Saranda  zbukurohet, neve s'na zbukuron njeri. Do na zërë shtëpia poshtë", tha një banore. 

Ata kërkojnë të akomodohen edhe në çadra vetëm të mos rikthen më në banesat aktuale.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 19/12/2019 09:57

    Ç farë taksa paguajne efgjitet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun