Ambasadori i Kombeve të Bashkuara, Bryat Williams, në seancën e sotme të Kuvendit në Tiranë, e cila është një seancë përkujtimore për krimet e komunizmit, duke folur para deputetëve ka vlerësuar hapjen e “Bunk’Art 2” si një hap pozitiv në ekspozimin e krimeve të komunizmit.
/Shqiptarja.com
“Raporti i Këshillit të Përhershëm i të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara vlerëson instalimin e ‘Bunk’ Art 2”, është shprehur Williams.
Gjithashtu edhe ambasadori i OSBE Bernd Borchardt, gjatë seancës së Kuvendit është shprehur se: “Ju po njiheni me krimet e të kaluarës dhe po i dënoni ato dhe kjo në vetvete arrin përmasa shndërruese sepse pranimi publik kontribuon në çlirimin e Shoqërisë. Ekspozimi i shkeljeve i damkos dhe i s’kualifikon shkelësit duke i syrgjynosur në të kaluarën e hidhur. Kjo ka përbën një shtysë për avancimin normativ, gjë që është thelbësore për një tranzicion çlirues”.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

VIDEO









