Konaku 300 vjeçar i Anagnostëve dhe LSI (kampingu) në Jalë! Hipokrizia e dekoratës nga një pronari Kampingu

Konaku 300 vjeçar i Anagnostëve dhe LSI (kampingu) në Jalë! Hipokrizia e dekoratës nga një pronari Kampingu

Foto ilustruese

Ne e thërrasim, Taqo Dhimitri, por emri i tij i madh është Dhimiter Anagnosti.

Nuk do të flasë për artin e tij, pasi të gjithe ne, nën 85 vjeç të këtij burri, duhet thjeshtë të heshtim, të shohim artin e tij dhe të mos flasim fare.

Thjeshtë të reflektojmë pa zë e dekorata, dhe të përpiqemi të ndjejmë mbi vetë peshën e hijes së madhe të mendimit dhe fiction'it të artit te tij.

Ky njeri ne kete foto, lindi 85 vjet me pare ne Vuno, Himare, dhe ka 85 vjet, qe me nje torbe te vogel (ate qe shihni ne kembet e tij ne kete foto), me rrobat e trupit dhe nje cader te thjeshte, se bashku me bashkeshorten, Rozen, plazhin e ben vetem ne Jale. Ne vendlindjen e tij dhe te te pareve te tij, por qe tashme eshte epiqendra e destinacionit te harbimit turistik me emrin "Folie" keto kohet e fundit, dhe kryefjalen e babezize per toka e ndertime keto 10 vjet.

Ka 85 vjet qe ka te njejtin riatual. Ka pare me syte e tij qe nga plazhi bosh e mbushur me dhen e dhi, ka jetuar femijerine ne Molin e Kapajve ose cimenton sic e therrasim ne, Molin e Dukejve, ka pare ndertimin e Viles nga gjeneral Sheti, e ka zbritur ne konakun e familjes se tij ne Jal, sigurisht me kembe per dhjetra vjet, e deri tek tmerri i sotem ku nuk ka me vend per cadren e tij modeste, per te cilen i duhet edhe te debatoje ndonjehere me babezitesit e plazhit, pasi helbete, kush do ta njohe Taqo Dhimitrin tone?

Pronari i dekorates?

7 vjet me pare, e pjek ne Jal. Ky burre i mire kishte nje hall te madh, ish partia LSI e ketij dekoruesit te vockel, (dhe tashme e te shoqes se tij), kishte bere nje kamping ( aty eshte akoma meqe ra fjala) dhe i kishte zene shtegun per te vajtur ne Konakun 300 vjecar te familjes se tij, ne te cilin ai zbret cdo vit per te kaluar veren me plot gojen, ne Jalin e tij.

Si ta zgjidh kete hall te madh - me tha - mor Arben? Nuk di ku te shkoj, Dhe ne fakt ai nuk shkoi askund sepse nuk e ka zakon te ankohet kurre, Preferoi te ndiqte nje shteg mes ferrash ne mes te zhegut te gushtit se sa te bente nje telefonate apo ti ankohej kujt, E shoqja Roza u perpoq me shume se ai, telefonoi aty, atje, andej ketej, te gjithe keta "dekoruesit" dhe si vllaznit e tyre, por nuk mori asnje pergjigje.

Tek shikoja foton dhe dekoraten e pronarit te kampingut te LSI ne Jale, ti jepte titullin "Gjergj Kastriot Skenderbeu" ketij te panjohurit te cilit i bllokoi rrugen e konakut 300 vjecar, po vrisja mendjen se cfare mendonte Taqo Dhimitri yne ne ate momente.

Po pres tregimin e radhes Taqo, ne mos po filmin tend. Jam shume kurioz. Besoj nuk do harrosh Kishen Katolike Veneciane, tek arra e madhe e Kokajve, ku sot ndodhet Kampingu i Pronarit te Dekorates ne Jal, dhe ku rrenojat e saj, jane kthyer ne WC per LSI -stat e rinj

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dashi: 25/01/2021 06:27

    Te lumte pena dhe pema. Po derrkuci Mete eshte i vogel perkunder derrave me me nocke Rama e me shoke. Per ato shkruaj se ky derrkuci dekoratat ka vetem. Derrat e qeverise kane shtetin e pushtetin. Apo te prishet pazari me to....

    Përgjigju
  • Kacidhe: 24/01/2021 21:00

    Te lumte pena

    Përgjigju
  • Pako: 24/01/2021 16:26

    Ti autori mos e vrit mendjen per shtegun e Taqos, e di pse se servilet e PD nuk mund te bejne ndryshe vec te heshtin dine. Dh.Anagnosti eshtevertet i zoti ne artin e tij po nuk eshte burre, sepse tere jeten eshte fshehur dhe pa piken e turpit pranon dhe dekoraten. Turp turp turp per nje ikone te artit!!! Duhet te mos e pranonte dekoraten por e di cfare me hanit me shume nuk di a eshte vertet vunjotas???!! Vunjotasin jane trima kurse ky zoteri eshte mbuluar tere kohen mbas fustanit te Rozes.

    Përgjigju
  • Tirona: 24/01/2021 15:14

    I nderuari Anagnosti beri mire qe shkoi dhe e mori ate dekorate "te cilen do ta vari ne telat e Jales", aty ku varin Bekinat shurrat e LSI-se

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë