Koncensionet, Berisha: Mafia
e Ramës s'mund t'i anulojë

Koncensionet, Berisha: Mafia<br />e Ramës s'mund t'i anulojë
TIRANË - Qeveria miratoi sot vendimin për aplikimin e koncensioneve online në Shqipëri. Kryeministri Berisha duke e cilësuar këtë vendim si arritje të madhe në transparencën e qeverisë së tij, akuzoi kryesocialistin Rama se po përbalt zhvillimin e vendit.
“Rama përbalt një process të ndershëm të koncensioneve. Pasi doli se ishin tërësisht trillime nga sirtarët, u nxor qëndrimi i ri, i cili ishte anulimi i tyre. Ata që ngrihen kundër zhvillimit të vendit të tyre nuk do vijnë ndonjëherë në pushtet. Të thuash që do anuloj ndërtimin e 320 HEC do të thotë të derdhësh mbi vendin tënd të gjitha energjitë negative të natyrës", tha Berisha.
Sërish kryeministri e etiketoi kryesocialistin si drejtuesin e një klani mafiozësh.

“Aty ku e kanë vendin shpifjet dhe trillimet përpjekjet e stilit më mafioz për të bërë presion mbi fituesin, mbi fituesin e këtyre koncensioneve duke përbaltur një proces të ndershëm ishin kryekëput shprehje të interesave të pandershme të grupeve dhe të vetëcaktuara të akuzave që u faktuan që të gjitha pa asnjë përjashtim. Të pabaza ishin akuzat pa përjashtim”, deklaroi ai.

Ai kërkoi nga ministritë përkatëse që cdo detyrim që rrjedh nga nisma me 46 objektiva e që kërkon ndryshim praktikash dhe ligjesh ta përparësojmë në mënyrë që në shtatorin që vjen të kemi përmbushur maksimumin e objektivave.

“Duke patur parasysh rëndësinë kapitale të procesit them se mbi këto kontrata janë të firmosura 3 mld euro investime dhe mbi 100 mijë vende pune, që krijohen në procesin e ndërtimit të HEC-sve që po ndërtohen nga jugu deri në Alpe”, tha kryeministri.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës