“Kjo është mbledhja e parë që unë drejtoj qeverinë, por s’jam njëkohësisht kryetar i PD-së (qesh). Unë e di që ia keni uruar personalisht, por t’ia urojmë dhe sot”- u tha Berisha ministrave.
Në rend të ditës ishte miratimi i lejeve për përdorimin me konçension të disa HEC-ve të vogla, duke e quajtur ditën e sotme të qeverisë si "ditë të rëndësishme për energjinë" Berisha akuzoi kryeministrin e ardhshëm Edi Rama se po kërcënon prishjen kontratave të koncensioneve pa baza dhe apriori për qëllim gjobëvënie.
“Një forcë politike që me megafon zotohet se do të anulojë këtë po atë koncesion pa paraqitur qoftë një argument të vetëm apo dosjen në gjykatë tregon se nuk asnjë qëllim tjetër veç gjobëvënies, dhe kjo është e rrezikshme. Nuk duhet harruar se asgjë në botë nuk trembet më shumë se paraja. Nëse nga selia mavi cdo ditë bëhen deklarata se do anulojmë këto apo ato.. do të thotë që qindra investitorë do rezervohen shumë për të investuar.. cdo kontratë, apo vendim është transparent dhe i plotë dhe mund të merret jo vetëm nga forca politike në pushtet sa është i bazuar në ligj."- tha Berisha.
“Kjo është një ditë e rëndësishme për energjetikën. Pasi me dhënien me koncension të HEC, do jepen rroga, gjenerojnë energji. Sulmet janë problematike” - tha më tej Berisha duke informuar sot firmosjen e dhënies me koncension të HEC Driza 1, Gjadër, Zall xhuxh, Kalivaç, Kolosian.
BERISHA: S'E MIRATOJ LIGJIN PER SIGURIMET SHENDETESORE, RAMA PREMTOI FALAS
Kryeministri shtoi se nuk do miratohet projektligji për kontributin shëndetësor sepse qeveria e re ka premtuar shërbim shëndetësor falas. Ai shtoi se nuk do të miratohet asnjë ligj dhe vendim që ndërhyn në programin e qeverisë së re, për shëndetësinë.
“Ne do të vazhdojmë të miratojmë vendimet dhe ligjet sipas programit tonë. Asnjë ligj dhe vendim që ndërhyn në programin e qeverisë tjetër nuk do të miratohet.
Zoti ministër vendimi që erdhi për sigurimet shëndetësore dhe Institutin e Shërbimeve Shëndetësore nuk do miratohet.
Shqiptarëve i është premtuar shërbim shëndetësor falas pa kontribute, ne nuk do bëjmë para pasi duket si kokëfortësi. Ndahemi në dy filozofi, e kuptoj që krijon vështirësi, por të ngremë institucione që në programin e forcës politike nuk ekzistojnë nuk mund të bëhet. Programi jonë premton shërbim falas për ata që nuk mund të paguajnë dot kontribute” tha Berisha.
BERISHA- MINISTRAVE: SILLNI PR/LIGJE, NE NE DETYRE GJERI NE MBLEDHJEN E FUNDIT
Berisha i përcolli sërish mesazhin kundërshtarit të tij politik se qeveria që ai kryeson të vazhdojë punën gjeri në mbledhjen e fundit të saj.
“Kjo qeveri vazhdon normalisht ushtrimin e detyrave të veta gjer në mbledhjen e fudnit të saj. Kjo qeveri ka hapur siparin dhe ka bërë të mundur në Shqipëri të firmosë në priovat mbi 130 kontrata për ndërtimin e mbi 370 HEC”. Berisha u tha ministrave të sjellin pr/ligjet në mënyrë që Parlamenti i ri të ketë lëndën për të punuar.
“Çfarë keni projektligje sillini në mënyrë që parlamenti i ri të ketë lëndën për të punuar derisa qeveria e ardhshme merr funknsionimin e saj, Parlamenti nuk duhet të rrijë në vakancë, duhet të punëojë”
KEQARDHJE QE NUK RRITA NDIHMEN EKONOMIKE
Berisha shprehu keqardhjen e tij për pamundësinë e rritjes së ndihmës ekonomike gjatë mandatit të tij qeverisës.
“Ne rritëm pagat, por nuk arritëm të realizojmë rritje të ndihmës ekonomike për ata që ishin në varfëri ekstreme. Nëpërmjet përdorimit të regjistrave dixhitalë mund të bëhet një pastrim i madh i informalitetit në ndihmën ekonomike. Nga lufta kundër informalitetit do të mund të dilnin fondet e mjaftueshme për të rritur mbi kufirin e varfërisë ekstreme ndihmën për këta qytetare. Dhe kjo nuk është një kosto e pa përballueshme por procesi u zgjat për arsye objektive dhe për arsye të burokracive. Dhe unë ndihej keqardhje që kjo nuk u realizua”, theksoi Berisha.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)