TIRANE- Ashtu si dhe koncesionet e tjerë të dhënë në vite, edhe ai i sistemit elektronik të tatimeve, rrezikon të dështojë e të kthehet në barrë për shtetin e qytetarët. Sipas ekspertit të Ekonomisë Artan Gjergji, historia e koncesioneve në Shqipëri flet për klientelizëm e mungesë kërkese llogarie për kompanitë përfituese, ndërkohë që mungesa e transparencës që po shoqëron koncesionin e tatimeve nxit dyshimet se i tillë do jetë edhe fati i tij.