Koncert festiv për 65-vjetorin e Organizatës së Veteranëve, Veliaj: Shqipëria zgjodhi anën e duhur të historisë

Koncert festiv për 65-vjetorin e Organizatës së Veteranëve, Veliaj: Shqipëria zgjodhi anën e duhur të historisë

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Me rastin e 65- vjetorit të krijimit të Organizatës së Veteranëve, në sheshin “Skënderbej” u organizua dje një koncert festiv, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Në fjalën përshëndetëse, Veliaj vlerësoi sakrificat e atyre që e renditën Shqipërinë në anën e duhur të historisë, si dhe shoqatën e veteranëve, e cila mban ende gjallë vlerat më të mira të Luftës Nacional-Çlirimtare.

“Është detyrë e nipave dhe e mbesave që të futemi në Europë; në atë Europë, në të cilën Kryeministri Rama bëri një prezantim jashtëzakonisht dinjitoz. Rinia jonë nuk është vetëm çuna dhe goca me iPhone, që krijojmë aplikacione, por jemi edhe nipa e mbesa veteranësh, dëshmorësh, të atyre që në atë moment të vështirë zgjodhën anën e duhur të historisë”, tha Veliaj.

Ai shtoi se falë kësaj zgjedhje, Shqipëria është sot më pranë BE-së. “Por fatkeqësisht atë zgjedhje nuk e bënë të gjithë, duhet ta themi këtë vërtetë. Disa bënë zgjedhjen e gabuar të historisë. Por falë atyre që bënë zgjedhjen e duhur të betejës, kemi Shqipërinë që kemi sot, një kandidate zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Europian, si një pajë për çunat dhe gocat, nipat dhe mbesat, që ta çojnë më lart vendin”, deklaroi kreyebashkiaku.

Kreu i Bashkisë theksoi se ajo që po ndodh sot në Ukrainë, na kujton se lufta nuk është një përrallë. “Një popull që nuk e di nga ka ardhur, nuk di as ku po shkon. Ndoshta, për të rinjtë e sotëm Lufta e Dytë Botërore mund të duket e largët se ka ndodhur 78 vite më parë. Por, në 24 shkurt të këtij viti nisi një luftë tjetër në Europë, agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës. Një komb që harron të luftojë, harron të mbrojë dinjitetin e vet, harron të mbrojë territorin e vet, harron të mbrojë historinë e vet, është gjithmonë peng i fuqive të tjera, që duan ta gllabërojnë, që duan të ndryshojnë kufijtë, që duan të ndryshojnë rendin dhe paqen që kemi në Europë”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë deklaroi se Tirana është i vetmi kryeqytet në Europë që u çlirua nga forcat e saj, falë sakrificave të qytetarëve të saj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar