Tifo-grupi i Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi festuan 20 vjetorin e themelimit në një koncert madhështor të mbajtur në qendër të Tiranës, në sheshin "Skënderbej".
Në këtë vit të rëndësishëm edhe për Kombëtaren, pas kualifikimit për herë të dytë në një event madhor siç është Europiani, ultrasit kanë krijuar një ambient të ngrohtë ku nuk kanë munguar as flakadanët.
Simbol i kësaj feste u bë edhe kënga kushtuar 20 vjetorit të ultrasve nga Ilir Shaqiri. Kujtojmë se TKZ prej vitesh tanimë është lojtari i 12-të i Kombëtares, duke qenë në çdo cep të Evropës dhe jo vetëm, sa herë që kuqezinjtë janë në fushë.