Koncert për Paqen në Teatrin “Bylis” në Fier! Këndojnë tenorët Tusha e Gjipali, si dhe orkestra italiane “Magna Grecia”

Mesazhet për paqen dhe fqinjësinë mes popujve, janë përcjellë përmes muzikës shqiptare, italiane dhe greke, në një koncert të mbajtur në teatrin “Bylis” në Fier.

Artdashësit fierak që mbushën sallën, dëgjuan zërat brilant të dy solistëve shqiptare Josif Gjipali dhe Kastriot Tusha, si dhe orkestrës italiane ‘Magna Grecia”, me dirigjim të Piero Romano.

Përveç këngëve nga repertori i tyre, artistët sollën kënduan vargje nga emra të kompozitorëve të mëdhenj Italianë si Verdi, Puccini etj.

“Është viti i shtatë i orkestrës që performon në Ballkan. Përcjellim nëpër muzikës, historinë që bashkon në origjinë popujt tanë”, tha dirigjenti italian i orkestrës, Piero Romano.

Ky koncert vjen në një kohë trazirash dhe luftërash, dhe këto mesazhe përmes muzikës, për regjisorin Milto Kutali janë të nevojshme.

Pas Fierit, koncerti do të mbahet edhe në Greqi, vend ku jetojnë shumë shqiptarë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër