Koncerti i Vatikanit, Shpëtim
Saraçi bashkëpunim me Rita Orën

Koncerti i Vatikanit, Shpëtim<br />Saraçi bashkëpunim me Rita Orën
Rita Ora do të këndojë një këngë të orkestruar nga Shpëtim Saraçi në koncertin e 3 shtatorit ne Vatikan.

Në vigjilje të shenjtërimit të Nënë Terezës, Rita do të këndojë këngën “What child is this”, një nga himnet më të bukura të Krishtlindjes e shkruar nga William Chatterton Dix, në vitin 1865.
 
Mes versioneve të shumta të kësaj kënge, këtë herë publiku do të dëgjojë edhe orkestrimin e Shpëtim Saraçit.
 
Rita Ora në dhjetorin e vitit 2015 e ka interpretuar “What child is this” së bashku me tenorin italian Andra Bocelli, ndërkohë që këtë herë do jetë e vetme në skenë dhe më një orkestracion krejt tjetër.
 
Saraçi është shprehur se ka qenë dirigjenti Bujar Llapaj, i cili do të drejtojë koncertin në Vatikan ai që e ka kontaktuar dhe i ka kërkuar të orkestrojë këngën që do të këndojë Ora, shkruan Panorama.
 
“Bëhet fjalë për një trajtim të ri, të cilin ajo do ta këndojë nën shoqërimin e violinistit Shkëlzen Doli dhe orkestrës filarmonike të Kosovës, nën drejtimin e Bujar Llapajt”, është shprehur Saraçi, entuziast për këtë bashkëpunim të ri, me një nga yjet e momentit në muzikën mbarëbotërore.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë