Koncerti në Tiranë në 17 shtator/ Ermal Meta zbulon surprizën për Report Tv: Do këndoj shqip! Publiku shqiptar i veçantë, po shkruaj edhe një libër për Shqipërinë

TIRANË- Në 17 shtator të gjithë duhet të jemi në koncertin që Ermal Meta do të mbajë në Tiranë, kjo sepse këngëtari ka përgatitur një surprizë për publik shqiptarë që e zbuloi sot ekskluzivisht për Report Tv. Ermal Meta do të këndojë shqip, për publikun shqiptar që sigurisht e ka veçuar nga të gjithë, si më të veçantin.

“Do jem në datën 15 në Tiranë. Po e pres me padurim, në karrierën time kam bërë mbi 1 mijë koncerte, por kjo është hera e tretë në Shqipëri dhe këto kanë qenë herët me më shumë emocion, sepse është vendi im, kthehem në vendin ku kam lindur dhe publiku shqiptar më jep një emocion shumë të veçantë, herën e parë në 4-5 këngët e para mezi mbaja lotët.  Nuk i kam marrë masat për këtë koncert, nuk dihet si ndodh. Këngët që kam zgjedhur janë ato që kanë pasur sukseset më të mëdha, ajo në Sanremo, ato që kanë dalë si singël, duhet të jenë 26 këngë, por përgatis një surprizë të vogël për vëllezërit dhe motrat e mia, sepse unë nuk jam mësuar që të mësoj shqip, e di që është turp i madh, por dua të them të vërtetën. E kam filluar këngët në gjuhën italiane dhe melodinë e kam mësuar në gjuhën italiane, por do mundohem që të bëj diçka më të bukur”, tha ai.

Megjithatë, për Shqipërinë, vendin ku ai lindi dhe u rrit, nuk do të mjaftojë një këngë shqip. Ai po shkruan edhe një libër që ka të bëjë me atdheun e tij, mirëpo detajet na i kurseu, pasi është drejt fundit.

“Jam gati duke mbaruar një libër që ka të bëj me Shqipëri”, tha Ermal Meta.

Duke u rikthyer te koncerti që pritet të mbahet në 17 shtator, Ermal Meta tha se ka pasur një interes shumë të madh, e ndërsa shtoi se do të respektohen të gjitha masat anti-COVID.

“Kanë prenotuar bileta nga vende të ndryshme, Rumania, Hungari, Rusia, besoj se do të jetë një publik me flamur të ndryshëm. Unë e fillon në 8-10, do jetë në përputhje me masat anti COVID”, tha Meta.

COVID-i, edhe atë e ka ndikuar si artist, prandaj, gjëja e parë që tregon se do të bëj pasi të përfundojë koncertin në Tiranë, do të mbyllet në studio për të prodhuar një tjetër perlë muzikore nga pena e tij.

“Pas koncertit në Tiranë do mbyllem në studio dhe do të nxjerr një album të ri dhe ndjej dëshirën dhe nevojën që të shkoj në studio dhe të shkruaj diçka të re. Ka qenë një vit shumë i vështirë, se muzika humbi shumë interes, por më shumë nga ana e qeverisë, se këtu në Itali po krijohen shumë polemika, të diela stadiumet janë plot për ndeshjet e futbollit, por të njëjtat rregulla nuk vlejnë për koncertet, kështu që si është e mundur që qeveria e ka lënë muzikën pas, ka vendosur pasaportë vaksinimi për koncerte, por koncerte nuk ka”, tha Meta në një intervistë ekskluzive për Report Tv.

Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, ku dhe do të mbajë një koncert në Stadiumin Air Albania. Pas shumë muajsh pauze prej pandemisë, Ermali ka vendosur të kryejë turin e tij të parë muzikor.  Një turne i cili do t’i japë fund mungesës së koncerteve, por në të njëjtën kohë do të ketë një rëndësi emocionale për këngëtarin prezenca e tij në Shqipëri.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'