Koncerti para ndeshjes në lulishten
e Kryeministrisë, NUK do zhvillohet

Koncerti para ndeshjes në lulishten<br />e Kryeministrisë, NUK do zhvillohet
Koncerti që ishte menduar të organizohej në lulishten prapa Kryeministrisë, që do të mblidhte artistë shqiptarë e serbë, përpara një publiku po ashtu dy-kombësh, nuk do të zhvillohet!

Ky koncert që do të jepej një ditë përpara ndeshjes, synonte të transmetonte një mesazh të fuqishëm miqësie, për të gjithë fqinjët dhe mbarë botën, duke treguar se ne dimë të jemi vendi i qytetëruar i Ballkanit, kombi që di të njohë vlerat e artit dhe sportit e që di të garojë në ndeshje të ndershme, jo me gjuhën e dhunës, por me gjuhën e paqes. 

Organizatorët shqiptarë nga "Living Room Entertainment" preferuan të mos japin komente rreth kësaj çështje. Në fund të fundit qëllimi i koncertit ishte mesazhi i miqësisë dhe paqes. Në pamundësi për ta dhënë këtë mesazh përmes koncertit, zgjodhën të mos japin komerte te tjera.

Ne dëshirojmë dhe shpresojmë që ndeshja Shqipëri-Serbi të tregojë vlerat tona më të mira si një popull mikpritës, që di të luajë në mënyrë të ndershme. 

Në kryeqytet do të vinin artistët më të mirë serbë, vokalisti Filip Pat dhe grupi i tij, dhe artistët më të mirë shqiptarë të muzikës live. 
koncerti
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe