Koncerti, Rona Nishliu ‘zgjon’
thesaret e muzikës shqiptare

Koncerti, Rona Nishliu ‘zgjon’<br />thesaret e muzikës shqiptare
Vetëm disa ditë më parë Rona u pa në oborrin e Kryeministrisë e shoqëruar nga vetë Kryeministri Rama. Ky takim solli ngjalli kureshtje jo vetëm tek fansat, por edhe tek mediat të cilat nuk ngurruan të shkruanin për këtë koncert me tematikë të veçantë. Rona na siguron se është shumë afër publikimit të albumit të parë, i cili paralajmërohet me trailerin e parë në kanalin ‘YouTube’.

“Unë jam një nga ata fëmijë që janë rritur dhe kanë jetuar me dëshirën dhe idealin e lirisë. Kam përshtypjen se dëshira për të qenë e lirë në çdo dimension më jep guximin të eksperimentoj në punën time krijuese, në rastin konkret me thesaret e muzikës së vjetër, dhe të shërbej për rivleresimin e kësaj trashëgimie të vlefshme shpirtërore dhe pozicionimin më të mirë të këtyre thesareve brenda dhe jashtë vendit”, rrëfen Rona. Sipas saj, albumi “Me Motive Tonat” është rezulat i një pune hulumtuese dhe krijuese disa vjeçare.

Brumi i përmbajtjes muzikore janë këngë të bukura shqipe të risjella në kombinim me muzikën free jazz dhe elemente të trip-hop e soul. Pra, qëllimi i projektit “Me Motive Tonat” është prezantimi i thesareve të muzikës shqiptare tradicionale në versione të transformuara.

Transformimi është përkufizimi i këtij projekti, qoftë në kontekstin e përmbajtjes muzikore apo të formacionit muzikor që performon materialin. Ajo thekson se, “Me gjithë  elementet përbërëse, ky projekt që në vetvete përfshin shumë pjesë media të tjera, ka për qëllim prezantimin tim si artiste, të bashkëpunëtorëve në këtë projekt, partnerëve institucionalë, kulturës muzikore shqiptare dhe vendit tonë në përgjithësi. Muaji prill do jetë plot me të reja”!- përfundon Rona.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë