TIRANË, 20 Shtator / ATSH - / Pasi ka çelur siparin e aktiviteteve për nder të Papa Françeskut në Katedralen "Shën Nikolla" të qytetit të Lezhës në datën 17 shtator 2014, koncerti i quajtur "Vox Baroque" i cili u organizua nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, u shfaq sot në mbrëmje edhe në ambientet e Atriumit të Muzeut Historik Kombëtar.
Nën intepretimin e violinistes dhe drejtoreshës artistike të TKOB-së, Abigela Voshtina, shoqëruar në klaviçembël nga Jusuf Beshiri, 300 të pranishmit si Kryeministri Rama, Ministrat Beqaj, Kumbaro, Kodheli, deputetët si Monika Kryemadhi, Mesila Doda, Majlinda Bregu, përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vend,apo edhe mjaft personalitete të tjera nga shumë fusha, kanë shijuar magjinë e kësaj muzike të hershme, e cila i parapriu çeljes së ekspozitës "Besim".
8 pjesët e luajtura nga dyshja Voshtina Beshiri, nga repertorit i muzikës barok, si sonata re minor op.VI esimo della morte, Sonata re macho, La marche des Scythes nga autorë si Pietro Antonio Locatelli, Jean Marier Leclar , Josep Nicolas Pancracer, që i përkasin viteve 1600 / 1700, kanë emocionuar të pranishmit, të cilët e kanë mirëpritur klasicitetin e viteve 600.
/k.m//m.m/