Koncesionet, Gjiknuri: Regjistër
elektronik deri në fund të vitit

Koncesionet, Gjiknuri: Regjistër<br />elektronik deri në fund të vitit

 
NGA ERVIN KOÇI
TIRANË - Aktivitetet koncesionare në sektorin nxjerrës në vend, do të kontrollohen të gjitha brenda këtij viti. Ministra e Energjisë dhe Industrisë, deri në fund të këtij viti do të përfundojë regjistrin elektronik të koncesioneve.
 
Të ftuar në forumin “Promovimi i transparencës në industrinë nxjerrëse dhe përfitimi i komuniteteve", ministrat Gjiknuri dhe Koka theksuan se pasuritë minerale janë shfrytëzuar barbarisht gjatë këtyre viteve, duke kërkuar më shumë transparencë për to.
 
Të gjitha koncesionet në sektorin nxjerës në Shqipëri, do të kalojnë në sitë. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ka paralajmëruar kontrollin e të gjithë aktivitetit koncesionar në vend, me qëllim bërjen e transparencës mbi aktivitetin dhe dokumentacionin e tyre. Sipas Gjiknurit, deri tani as shteti dhe as komunitetet ku koncesionet ushtrojnë aktivitetin e tyre, nuk kanë përfituar, por vetëm është zhvatur dhe shpërdoruar pasuria kombëtare.
 
Një inventar ka munguar, të gjithë duan të dine në çfarë faze janë koncesionet, kur skadojnë? Në fund të vitit them se do të kemi mundësi të kemi një regjistër me të gjitha kompanitë e listuara dhe fazat e procesit. Nëse disa të drejta ekskluzive, se të tilla janë këto të burimeve minerare, ja ke dhënë njerëzve të papërgjegjshëm, ne kemi krijuar një barriere natyrale për investimin serioz. Ti vemë në dispozicion të burimeve serioze, përmes një procesi transparent dhe kompetitiv.”- deklaroi Gjiknuri.
 
Gjatë forumit “Promovimi i nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse dhe përfitimi i komuniteteve", ministri Gjiknuri, tha se deri në fund të këtij viti do të përfundojë regjistri elektronik i koncesioneve.
 
Ndërsa ministri i Mjedisit, Lefter Koka, tha se, pasuritë minerale janë shfrytëzuar në mënyrë barbare, duke kërkuar të mbrohet mjedisi.
 
“Fjala transparencë në këto vite na ka shoqëruar në të gjitha fushat. Gjithashtu edhe fjala ndotje e mjedisit. Jam këtu për tju thënë që për të zhbërë atë që është bërë në këto vite nuk është e lehtë. Në Shqipëri pasuritë natyrore janë shfrytëzuara në mënyrë barbare. Detyra jonë minimale është që këto pasuri tja trashëgojmë edhe brezave të tjerë.” tha ministri Koka.
 
Kreu i Prezencës së OSBE-së, në Tiranë ambasadori Florian Rauning dhe ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, theksuan rëndësinë që ka transparenca në industrinë nxjerrëse dhe kalimi nga informale në formale.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës