TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha tha sot se do t’i kërkojë Këshillit Bashkiak të shtyjë për 5 vjet dhënien me koncension të hapësirave për parkingje publike në kryeqytet.
Për kryebashkiakun, ky vendim vjen vec të tjerash, si përgjigje përballë reagimit të fortë qytetar kundër këtij projekti. Në kushtet e një krize ekonomike që solli qeveria aktuale sic theksoi ai, do të ishte e pavend rëndimi edhe më tepër i xhepave të qytetarëve.
“Në kushte të një krize ekonomike, gjykimi im është se ky nuk është momenti për të rënduar qytetarët e Tiranës apo qoftë edhe përdoruesit e tjerë të automjeteve unë do i kërkoj Këshillit Bashkiak të shtyjë konsiderimin e shtimit të zonave me pagesë të parkingjeve publike, të paktën me 5 vjet të tjera. Unë kam vendosur duke gjykuar, duke dëgjuar edhe reagimin qytetar, jo të pazarxhinjve, oligarkëve e gjobvënësve, kam gjykuar e vendosur t’i kërkoj Këshillit Bashkiak shtyrjen me të paktën 5 vjet të propozimit për të trefishuar hapësirën e parkimeve publike për të cilat Bashkia e Tiranës vjel drejtpërdrejt apo përmes koncesionit taksë”, u shpreh Basha.
Basha tha se sipas projektit të propozuar nga Bashkia, parashikohet që qytetarët të taksohen për 15 % të parkimeve në vende publike, nga 5 % të tyre që Bashkia takson aktualisht.
Basha: Dëgjova reagimin qytetar, jo të oligarkëve, pazarxhinjve e gjobvënësve
Në deklaratën e tij Basha tha se vendimi erdhi si pasojë e reagimi kundërshtues që bënë qytetarët, dhe jo si pasojë e reagimit të “pazarxhinjve, oligarkëve e gjobvënësve”. Në fjalën e tij lideri demokrat u kujdes të mos përmendë asnjë emër të cilit iu adresua me këto etiketime.
/Shqiptarja.com

VIDEO