Pothuajse të gjitha komisionet parlamentare që do të jenë funksionale të martën në Kuvend, do të kenë një pikë të përbashkët në rend të ditës, marrëveshjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit.

Rëndësia e ndryshimit të kontratës që i heq ekluzitetin e  fluturimeve Tirana International Airport, kanë detyruar kuvendin t’ia nënshtrojnë ‘lupës’ në sa më shumë strukturave parlamentare.

Sipas kontratës së re koncensionare, lejohet funksionimi i aeroporteve të tjera jashtë një rreze prej 100 km nga ai i Rinasit.

Në këmbim, koncensionarit i rritet kohëzgjatja e kontratës me 2 vite të tjera, pra deri ën 2025-ën. Në rast se aeroportet e tjera nisin punën para kësaj date, kontrata koncesionare zgjatet dhe me disa vite të tjera që nuk i tejkalojnë 4.5 vjet.

Kujtojmë se javën e shkuar, Grupi i shërbimeve financiare China Everbright me bazë në Hong Kong, njoftoi zyrtarisht se ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare të aeroportit të Rinasit.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)