Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sot për të dytën herë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar nga Gjykata e Posaçme për koncesionin e Sterilizimit. Beqaj po hetohet nga SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që mbante postin e ministrit.
Njësoj si herën e kaluar, Beqaj qëndroi për pak minuta në ambientet e SPAK dhe më pas u largua pa folur për mediat.
Në 24 nëntor, ai u paraqit në ambientet e SPAK për herë të parë pas caktimit të masës së sigurisë. Sipas vendimit të GJKKO, ish- ministri Beqaj duhet të paraqitet çdo të të premte në orën 15:30 para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ish ministri i Shëndetësisë pas seancës në gjykatën e Posaçme më 20 nëntor, e para pas caktimit të masës detyrim paraqitje, u shpreh se do të jetë në dispozicion të këtij procesi. Ai u ka qëndruar deklaratave të tij se nuk do të apelojë masën e sigurisë të caktuar nga GJKKO.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka urdhëruar që ish ministri i Shëndetësisë, të mos largohet nga territori i Shqipërisë dhe të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore. Ilir Beqaj dyshohet të ketë kryer shpërdorim të detyrës në bashkëpunim gjatë procedurave të dhënies me koncension 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e Shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore.
Deri tani nga hetimi i SPAK Ilir Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Hetimet e SPAK kanë zbuluar shkelje në procedurat e dhënies së koncesionit, siç dyshohet me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staçini.
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Shkurt, 14:29
Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?
-
Ka të drejtë
53.8%
-
Gabon
44.2%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 5556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro dhe dy ish-drejtorë
7 Shkurt, 13:34
-
Berisha mbledh aleatët, fton dhe partitë e reja: Në front kundër Ramës! Kryetari i PD-së premton: Nëse fitoj zgjedhjet, çmontoj SPAK është organizatë kriminale
7 Shkurt, 11:52
-
Bardhi: Jemi vonë për primaret në PD! SPAK organizatë kriminale? Kreu i grupit kundër Berishës: Ka prokurorë me integritet, pres hetime për Ballukun
6 Shkurt, 22:19
-
Trump ngriu fondet për SPAK, reagon BE: Mbështesim reformën në drejtësi, kemi dhënë 50 mln € asistencë teknike, 8 mln € vetëm për Prokurorinë e Posaçme
6 Shkurt, 18:35
-
Dosja 'Plumbi i Artë', Nuredin Dumani dëshmon në gjykatë: Si korruptoja policët për të trafikuar armë
6 Shkurt, 15:30
-
Familjarët e Lulzim Bashës ‘fqinji’ më të rinj të SPAK, kunati dhe bashkëshortja hapin zyra tek dera e Prokurorisë (VIDEO)
6 Shkurt, 14:18
-
Tjetërsimi i 45 mijë m2 tokë te Gjiri i Lalzit, GJKKO dënon me 10 muaj burg ‘Rrumin e Shijakut’! SPAK kërkoi 3 vite heqje lirie
6 Shkurt, 13:05
-
Hidhet shorti, ja gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro
6 Shkurt, 11:21
-
SPAK heton Belind Këlliçin për falsifikim të diplomës së gjimnazit, sekuestron dokumentacionin e 'Harry Fultz'! Merret në pyetje drejtoresha e shkollës
6 Shkurt, 11:03
-
Aferat serbe të Berishës në SPAK, Beqiri: Pastrim parash me Fazlliç e Lazareviç, grabitën pronat në Porto Romano dhe u favorizuan me VKM! Argita miliona euro nga offshore
5 Shkurt, 18:14
-
Licencoi karburantin pa leje, SPAK kërkon nga 1 vit burg për kyebashkiakun e Devollit dhe 4 zyrtarët e tjerë
5 Shkurt, 09:50
-
Alibeaj në ‘Frontline': Komisioni ‘Xhafaj’ do ndërhyjë te SPAK-u, të hetohen takimet e paligjshme të PS-PD me Diasporën! Misioni ynë, nxjerrja e Ramës në pakicë
4 Shkurt, 19:24