Koncesioni i Sterilizimit, GJKKO firmos ‘detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit’ për Ilir Beqajn! Jep dorëheqjen nga agjencia SASPAC

Prokuroria e Posaçme zyrtarizoi sot hetimin për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj lidhur me koncesionin e sterilizimit, të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncensionare 10 vjeçare afro 100 milionë dollarëshe e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.

Ish ministri i Shëndetësisë do të hetohet për 'shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim' në procedurat e koncesionit nën masën e sigurisë "detyrim me paraqitje" dhe "ndalim të udhëtimit jashtë" . 
Ndërkohë Prej 17 gushtit 2023 të arrestuar me masë sigurie burg janë ish zv/ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj,pronari i kompanisë “Investital LLC”, që ka në dorë koncensionin e sterilizimit të mjeteve spitalore, ndërsa 6 të tjerë janë në hetim në masa sigurie 'arrest me shtëpie' ose 'detyrim me paraqitje'

Përmes një reagimi në Facebook, zoti Beqaj tha se nuk do ta ankimonte vendimin dhe ishte i gatshëm dhe i interesuar për zbardhjen sa më parë të kësaj çështjeje plotësisht.


Edhe pse kam rezerva serioze lidhur me disa aspekte të vendimit në fjalë unë kam vendosur të mos e ankimoj këtë vendim dhe ti nënshtrohem me vullnet të plotë kërkesave dhe garancive që ky proces hetimor kërkon për zhvillimin e tij normal dhe të rregullt. Disponibiliteti im karshi zbardhjes sa më parë të së vërtetës së kësaj çështje shkon përtej kufizimeve të lirive të mia vetjake dhe madje përtej një afati normal kohor, tashmë disa vjeçar. Besoj fort që në fund të këtij procesi emri im do të pastrohet përfundimisht nga çdo akuzë e pabazuar"


Ekzekutimi i masës së sigurisë u bë të premten e 17 nëntorit nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët njohën Beqajn me vendimin e gjykatës të dhënë më 16 nëntor. Pak minuta pasi u mesua se ndaj tij u zyrtarizuan hetimet  Burime të Report Tv konfirmuan se Ilir Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit për Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC)

Ish-ministri i Shëndetësisë duhet të paraqitet pranë agjentëve të BKH çdo të premte në orën 15:30, si pjesë e masës detyruese deri në fund të hetimeve. Beqajt gjithashtu i ndalohet përdorimi të gjitha mjeteve të identifikimit që i shërbejnë për t’u larguar jashtë vendit.

Prokuroria e Posaçme njofton se hetimet vazhdojnë në drejtim të evidentimit të përgjegjësisë penale të personave të tjerë të cilët kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.

Koncensioni parashikonte ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale. 

Ilir Beqaj, nga hetimet e SPAK ka rezultuar se ka pasur njohje dhe miqësi të fortë me biznesmenin Ilir Rrapaj dhe së bashku kanë kryer disa udhëtime jashtë. Po ashtu, Rrapaj, në kohën që ishte në garë për tenderin, kishte lidhje direkte me zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë dhe lëvizte me makinat e kësaj ministrie. Ndër gjetjet e konstatuara nga SPAK janë edhe procedurat e ndjekura për fituesin por dhe mos realizimi i kushteve të parashikuara në kontratë. Ndërkohë, kompanisë fituese iu dorëzua një qendër moderne sterilizimi, ndërtuar në QSUT me kredi nga qeveria, por ajo nuk u vendos asnjëherë në funksion.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:04
Dosja e Sterilizimit' Ish ministri i Shëndetësisë, zv/ministri, biznesmeni dhe zyrtarët në hetim

1700319357_ilirbeqaj.JPG

Me ish ministrin e Shëndetësisë, shkon në 9 numri i personave në hetim për koncesionin e sterilizimit që parashikonte ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale.

'Koncesioni iSterilizimit'  Në hetim dhe masat e sigurisë
Ilir Beqaj  - Ish ministri i Shëndetësisë - 'detyrim me paraqitje' - 18 Nentor 2023-  Akuzohet për "Shpërdorim detyre' në bashkëpunim. 
Arrest me burg prej 17 gushtit 2023
Klodjan Rjepaj – ish zv/ministri i Shëndetësisë, - Akuzohet për "Shpërdorim detyre" “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim
Ilir Rrapaj - Biznesmen -  Akuzohet për "Mashtrim"-
Arrest shtepie prej 17 gushtit 2023
Saimir Kadiu –drejtori ekonomik në Ministrinë e Shëndetësisë -   Akuzohet për 'falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre'
Marsela Serjanaj - drejtoreshë juridike në  Ministrinë e Shëndetësisë, -   Akuzohet për 'falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre'
Detyrim me paraqitje prej 17 gushtit 2023
Arben Gjata  - shef Kirurgjie dhe rektor i Universitetit të Mjekësisë 'detyrim me paraqitje'  -  Akuzohet për 'falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre'
Naile Ajazi -   Akuzohet për 'falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre'
Genc Byrazeri  -  Akuzohet për 'falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre'
Petro Mersini - Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor   -  Akuzohet për 'falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre'
Ora 16:11
Dosja e sterilizimit/ GJKKO i caktoi masë sigurie, reagon Ilir Beqaj: Kam rezervat e mia serioze por nuk do apeloj

 

Ish ministri i Shëndetësisë reagon lidhur me masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ dhe ndalim të udhëtimit jashtë në kuadër të hetimeve për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit.

Përmes një postimi  në facebook Beqaj thotë se ka rezerva serioze për hetimin por se nuk do të apelojë vendimin.

Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas kthimit tim nga një udhëtim pune jashtë vendit, jam kontaktuar nga oficerë të SPAK/BKH, të cilët kërkuan paraqitjen time në mjediset e tyre, për të më komunikuar dhe dorëzuar një kopje të vendimit të datës 16.11.2023, të gjyqtarit të posaçëm, z. Erjon Bani, dhënë në bazë të kërkesës së bërë nga vetë organi i Prokurorisë, nëpërmjet të cilit ishte vendosur që për nevoja të procedimit penal nr. 13, të vitit 2020, që lidhet me çështjen e quajtur te sterilizimit, ndaj meje të merrej masa e sigurimit “detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Edhe pse kam rezerva serioze lidhur me disa aspekte të vendimit në fjalë dhe avokatët e mi, në identifikim të një sërë shkeljeve procedurale dhe materiale që në këtë fazë të procesit më kanë sugjeruar ankimimin e këtij vendimi, unë kam vendosur të mos e ankimoj këtë vendim dhe ti nënshtrohem me vullnet të plotë kërkesave dhe garancive që ky proces hetimor kërkon për zhvillimin e tij normal dhe të rregullt. Disponibiliteti im karshi zbardhjes sa më parë të së vërtetës së kësaj çështje shkon përtej kufizimeve të lirive të mia vetjake dhe madje përtej një afati normal kohor, tashmë disa vjeçar.

Ndër të tjera Beqaj konfirmon dhe dorëheqjen e tij si drejtues i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe shpreh bindjen se ajo çka ka arritur me sterilizimin ka qenë një domosdoshmëri dhe më e mira e mundshme për shendetin e shqiptarëve

"Përpos kësaj, për të garantuar integritetin e procesit hetimor dhe për të shmangur çdo keqinterpretim të mundshëm të ndikimit tim si zyrtar në këtë proces, kam vlerësuar gjithashtu që të ndërpres angazhimin tim aktual si drejtues i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Unë shpresoj që kjo çështje të zgjidhet shpejt dhe në mënyrë të plotë, duke vënë drejtësinë dhe të vërtetën mbi çdo paragjykim dhe sulm politik. Besoj fort që ajo çka kemi arritur me sterilizimin ka qenë një domosdoshmëri dhe më e mira e mundshme që ne mund të bënim në realizimin e një objektivi të tillë ambicioz si kujdesi per shendetin e shqiptareve. Besoj fort që në fund të këtij procesi emri im do të pastrohet përfundimisht nga çdo akuzë e pabazuar' shkruan Beqaj.

Ora 15:49
Sterilizimi/ Detyrim paraqitje e ndalim për të dalë jashtë vendit, të hënën Beqaj paraqitet në GJKKO për masën e sigurisë! SPAK kërkon ta marrë në pyetje

1700308215_spakilirbeqaj.jpeg

Të hënën në orën 12:00 ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do të paraqitet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t'u njohur me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalim për të dalë jashtë Shqipërisë i akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur përpara Gjykatës kërkesën me objekt për të marrë në pyetje të Beqajt në seancën e të hënës.

Sipas hetimeve ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike si dhe për korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë apo zgjedhurve vendorë e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i SPAK

"Në vazhdim të hetimeve për këtë procedim penal, me kërkesën të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.119 akti datë 16.11.2023 ka vendosur si më poshtë vijon:

·       Caktimin ndaj personit nën hetim I.B. me detyrë ish-Ministër i Shëndetësisë, të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

·       Urdhërohet personin nën hetim I. B. që të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30.

·       Urdhërohet personin nën hetim I.B. të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.

·       Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim I.B..

Vendimi për caktimin e masës së sigurimit personal është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (në datën 17.11.2023)" thuhet në njoftimin e SPAK. 

 

 

Ora 14:11
Nën hetim nga SPAK për shpërdorim detyre, burime për Report Tv: Ilir Beqaj dorëhiqet nga kreu i SASPAC

1700313245_beqajsaspak.jpg

Burime të Report Tv konfirmojnë se Ilir Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit për Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës  e njohur edhe si State Agency for Strategic Programming and Aid Coordination (SASPAC). Dorëheqja vjen pas informimit të tij mbi masën e re të detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit të udhëtimit jashtë vendit si person nën hetim nga SPAK. 

Ilir Beqaj e mori këtë post në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa në 26 tetor 2023 u emërua si pjesë e grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian duke zëvendësuar numrin 2 të ministrisë së Brendshme, Romina Kukon.

Beqaj ka mbajtur detyrën e ministrit të Shëndetësisë për gati katër vjet në qeverinë e parë të kryeministrit Edi Rama (2013-2017).  

Ora 13:36
Nën akuzë për shpërdorim detyre, çfarë deklaronte Ilir Beqaj kur u mor në pyetje për 8 orë nga SPAK për koncesionin e Sterilizimit

1658227210_1658165560beqaj1.jpeg

Në 17 korrik 2023, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u mor në pyetje nga 2 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit për rreth 8 orë rresht lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Ai deklaronte se nuk ka patur shkelje ligjore dhe se për koncesionin e sterilizimit janë ndjekur procedura të rregullta. Gjithashtu Beqaj mohonte të kishte pasur lidhje me biznesmenin Ilir Rrapaj apo të kithe marrë pëfitime direkte apo indirekte nga kontrata e koncesionit të Sterilizimit.

Për të njëjtin hetim ishte pyetur më herët për 3 herë rresht, ish-zv.ministër i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj i cili aktualisht është i arrestuar si dhe anëtarë të komisionit që kanë vlerësuar procedurat e tenderëve, të cilët janë në masat “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje”.

Ora 13:19
'Hetoni Ilir Beqajn' Çfarë i kërkoi GJKKO SPAK- ut 3 muaj më parë

1700308239_ilirbeqajspak.jpg

Në gusht të 2023 GJKKO i sugjeroi prokurorisë dhe të shtrinte hetimet edhe mbi përgjegjësitë e 6 personave të tjerë; për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish ministrin e Financave Shkëlqim Cani, si dhe për katër komisionerë të prokurimeve.

Në vendimin prej 348 fletëve mbi arrestet me burg për ish zëvendës ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, Gjykata theksonte se provat e SPAK-ut evidentojnë shkelje ligjore edhe nga dy ish ministrat dhe anëtarët e komisionit. 

Sipas vendimit të GJKKO-së hetimet kanë vërejtur shkeljen e barazisë së konkurrentëve në garë, fryrje artificiale dhe shumëfishimin e kostove dhe çmimeve, falsifikimin e dokumenteve dhe shifrave statistikore, kalimin e qendrës së re të sterilizimeve të QSUT-së në përdorim të koncensionarit, llogaritje të pasakta ekonomike dhe shkelje ligjore, gjë që ka nxitur dyshimet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.

Koncensioni është duke u zbatuar në vitin e tetë të tij, dhe deri tani 9 persona janë në hetim

Ora 13:10
Koncesioni 10 vjeçar i sterilizimit, dhe kur nisën hetimet

1700321314_ster.JPG

Ministria e Shëndësisë lidhi më 10 dhjetor 2015 një kontratë konçesionare për 100 milionë dollarë me kompaninë “Sani Service” L51910021C “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”. “Sani Service’ ishte konsorciumi i kompanive “Investal LLC”, “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”. “Investal LLC”.

Ilir Rrapaj përmes komapisë Investal LLC zotëronte 40 përqind të aksioneve në konsorciumi.  Afati i koncesionit është 10 vjet ndërkohë bilancet vjetore të dorëzuara në QKB nga kompania fituese për periudhën 2016-2022, tregojnë se të ardhurat në formën e pagesave nga buxheti i shtetit janë 76 milionë euro.

 Dyshimet e para u ngritën që pas shpalljes fitues të konsonciumit ndërkohë konkurrentë të tjerë në garë kundërshtuan procesin, duke u shprehur se oferta e konsorciumit fitues kishte qenë përtej fondit limit.

Kontrata e sterilizimit u hetua në vitin 2016 nga Prokuroria e Tiranës, e cila mbylli dosjen me pretendimin se “nuk ka elementë të veprës penale”. Ndërsa në vitin 2019 Nisma “Thurrje” paraqiti denonimin në SPAK, kur Prokuroria e Posaçme sapo ishte ngritur. 

SPAK regjistroi procedimin penal në datë 13 janar 2020 për veprat penale  të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në lidhje me procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjeksor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.

Në gusht të 2023 SPAK i kërkoi GJKKO-së caktimin e masave të sigurisë për ish zv/ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj si dhe për 6 anëtarë të Komisionit të vlerësimit të ofertave,ndërsa në 17 nëntor u zyrtarizua hetimi ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për shpërdorim detyre në bashkëpunim. 

Ora 13:02
Koncesioni i Sterilizimit, Ilir Beqaj nën akuzë për shpërdorim detyre! Ish-zëvendësi i tij dhe biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhen në burg prej muajit gusht

1700309544_cats.jpg

Ilir Beqaj, Ilir Rrapaj dhe Klodian Rrjepaj

SPAK njoftoi sot se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të jetë në hetim nën masën detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit. Të premten e ardhshme do jetë dita e parë e tij për t'u paraqitur në BKH. 
Ai akuzohet për shpërdorim të detyrës të kryer në bashkëpunim për dosjen e tenderit të Sterilizimit. Në gusht të 2023  u firmosën edhe 8 masa arresti.  Konkretisht për ish zëvendësministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, biznesmeni Ilir Rrapaj si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Për koncesionin 100 milionë dollarësh të Sterilizimit, në masën arrest me burg po hetohet ish-zv. Ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj për akuzën shpërdorim detyre, “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim. Biznesmeni i sterilizimeve spitalore po hetohet për akuzën 'mashtrim'.  Ndërsa Saimir Kadiu, Marsela Serjana, Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri, Petri Mersini po hetohen në masa më të buta sigurie. 

Sipas dosjes Biznesmeni Rrapaj, ish ministri i Shëndetësisë Beqaj dhe zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj kanë udhëtuar së bashku me avion nga Italia në qershorin e 2014, periudhë që sipas hetimeve përkon me veprimet përgatitore të koncensionit.

Në një reagim të bërë në gusht 2023, Beqaj deklaronte se ishte e nevojshme të krijohej një operator i vetëm për të bërë sterilizimin e pajisjeve mjekësore, pasi centrali i sterilizimit në QSUT nuk mbulonte nevojat për të gjitha spitalet në vend. Sa i përket njohjes së tij me biznesmenin Ilir Rrapaj, ish-ministri i Shëndetësisë shprehej se e ka njohur pasi mori detyrën dhe kontratat me të i ka firmosur për nevoja pune.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • halla esma: 19/11/2023 04:39

    korrupsioni nuk besoj se do shkulet nw shqiperi,, i intereson te gjitha partive,,,mjere populli...

    Përgjigju
  • Iris: 19/11/2023 00:46

    Po nga posti i negociatorit per Shqiperine beri doreheqje?

    Përgjigju
  • Tani: 19/11/2023 00:12

    Beqja ben nje ose maksimumi dy vjet burg(qe paguhet po nga taksat tona) si nje sakrifice e vogel per "organizaten„,dhe qe pastaj i gezon per gjithe jeten deri ne shtate breza qindra milione eurot e vjedhura me ppp e tij. Menuja e zakonshme e mafies ne pushtet per sklleverit dhe trushpelaret shumice e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Liku: 18/11/2023 21:55

    Ky eshte nje hajdut mire ja ben biles shume vone. Fytyre e poshter

    Përgjigju
    • Shqipëria: 19/11/2023 08:58

      Çfarë i bënë? I bëj dhe unë 2 vjet burg per 200 mln euro, edhe ti, edhe kushdo.

  • Hajni: 18/11/2023 20:35

    Hajde Genti Doganes se pas Keti mamuthit e ke ti vaftin.apo e mban burgun ti

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 18/11/2023 19:14

    TRIADA KRIMINALE SALEH+OLSI+LIKE PO DEL NEN DRITEN E DIELLIT DHE NUK ESHTE PAK SI ARRITJE NGA SPAK.DEPARTAMENTI I USA ËSHTË I VENDOSUR QË SKEMA MAFIOZE NDERKOMBETARE,DEGA SHQIPTARE TË EZAUROHET SA MË SHPEJT TË JETË E MUNDUR QE SHQIPËRIA DHE SHQIPTARET TE PROSPEROJNE.

    Përgjigju
  • Ed kurva: 18/11/2023 19:10

    Edhe my paska ngrene banane dhe prap lideri nuk di gje???’ Ahhh tevqifsja edhe rean pas zahos

    Përgjigju
  • Polic #: 18/11/2023 18:50

    SPAK po vepron me dy standarde! Arrest në burg ai tjetri për falsifikim dokumentesh dhe detyrim paraqitjeje ky që ka vënë vulën.

    Përgjigju
  • ops: 18/11/2023 18:45

    Po lokalin tek Kalaja do e hetoni se ben 6000 euro nje abazhur

    Përgjigju
    • pyes per nje shok: 19/11/2023 09:44

      Spak jam, ca lokali ka ky ke kalaja, ne c'emer te kujt eshte?!

  • mark: 18/11/2023 18:10

    po c'tu desh te vidhje o hajvan,,kujtoje se nuk do zbuloheshe,,,babain e ke patur te ndershem..vete dole i prishur..

    Përgjigju
  • Edi: 18/11/2023 18:03

    Po keta jane plera prandaj ikin njerezit se i perzene keta pisa ne krye te institucioneve qe kemi ne! O shqiptarja hetoni dhe disa institucione dhe drejtori tge vogela ne MFE! Vidhen edhe letrat e haleve! Skandaloze per nom te zotit! Ku po shkon ky vend?! A k ben kastile mostrar qe te vjedhin dhe keshtu poshterojne dhe debojne te nershmit?

    Përgjigju
  • Gripi: 18/11/2023 16:04

    Spak po na zhgenjen! I pafuqishem perballe Sali Vicidolit dhe me dy standarte per rastin Beqja. Perse nuk ju bakohet bandes tjeter ne burg kur ka te njejten akuze? Apo mbaruan burrat e ndershem ne shqiperi qe Rama vendosi kete te super koruotuar kryetar te komisionit per BE? Turp

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 18/11/2023 14:55

    Ky mafioz duhet te vene ne lëmë për të shir driza zbathur pa meshire

    Përgjigju
  • xXx: 18/11/2023 14:50

    Suksese në jetë...

    Përgjigju
  • Ledina: 18/11/2023 14:21

    Kur une i thashe Ilirit kalo me lexhendarin e Vicidolitq e te mos te te preke askush, nuk me degjoi...

    Përgjigju
  • redi: 18/11/2023 14:12

    Koncensionet dhe PPP forma me korruptive e ekonomise , por jo te gjitha. Koncension qe kemi me SHELL eshte kontrate ne favor te shtetit,kurse ato ne shendetsi ( tre) dhe ne sherbime te tjera jane korrupsion i gjalle. Beqja eshte qefli leku , prandaj hallall e ka te pergjigjet para SPAKut per 300 milion euro te PPP qe ka firmos. Cdo abuzim me pushtetin pervec burgut ti sekuestrohet pasuria , kushdo qofte

    Përgjigju
  • Qytetari: 18/11/2023 13:33

    Eshte sa per sy e faqe qe tmos bejne me njerezit gam gam. Skane asnje prove te vetme.

    Përgjigju
  • Niku: 18/11/2023 13:19

    Mer dhe Saliun mos harro... ,sa ti dali turpi, pastaj shkon vete ai si ciapi te kasapi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim