Koncesioni i sterilizimit në hetim parlamentar, dëshmon ish-drejtori i spitalit Shkodër: I paguam ne faturat! Drejtoresha e Vlorës: Në alert për energjinë

Tirane- Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi vijoi sot (11 shtator 2024) marrjen në pyetje të ish drejtorëve e drejtorëve të spitaleve lidhur me koncesionarin e sterilizimit.

I vendosur në bankën e dëshmitarit nën betim, kirurgu Ardian Dajti që më herët ka drejtuar spitalin e Shkodrës, ju kujtoi deputetëve se si kishte qenë puna e tij përpara se qeveria të jepte me koncesion sterilizimin. Mirëpo pranoi se spitali kishte paguar çdo faturë utilitare për privatin. 

Në pyetje u mor edhe Bruna Mersini, drejtore e spitalit të Vlorës, e cila po ashtu tregoi vështirësitë për të paguar faturat e energjisë për koncesionarin. Edhe drejtoresha e spitalit Vlorë e lavdëroi koncesionin. 

Demokratët që kanë nisur hetimin parlamentar thanë se nuk kanë kundërshti për procesin e sterilizimit, por për kostot që kjo kontratë ka pasur. Komisioni pret leje nga SPAK për të pyetur në vijim personat me masë sigurie, përfshirë të arrestuarit ish ministrin Ilir Beqaj, ish zëvendësministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.
 

Pjesë nga debati

Albana Vokshi: U bë e lodhshme, 8 orë pardje, e 8 orë dje. Të mos marrim më shumë se dy dëshmitarë në ditë. Fizikisht po bëhet e pamundur edhe për tu përgatitur seriozisht.

Nis dëshmia e ish drejtorit të Spitalit Shkodër, Ardian Dajti

Ardian Dajti: Nuk e kam pasur kontratën e plotë të sterilizimit kur u emërova. Koncesioni kish filluar më herët. Ju kemi dhënë ambiente për koncesionarin por nuk jam i sigurt nëse ishte me pagesë apo jo. Spitali ka pasuar të gjitha, qiranë, ujë, e drita.

Edmond Spaho:  9.6 mln lekë ujë e drita për punën e spitalit i pagoi për koncesionarin.

Ardian Dajti: Ndryshimi është shumë i madh. Jo vetëm veglat që janë të sterilizuara, por koncesionari solli edhe materialet e buta, kur ne kemi punuar me bluza të shqyera, ose me kapele që i zienim në ujë të nxehtë. Sot i kemi një përdorimshe.

Dëshmia e Bruna Mersinit

Pas dëshmisë së Ardian Dajtit në pyetje u mor Brunilda Mersini, ish drejtore e spitalit të Vlorës

Pjesë nga debati

Brunilda Mersini: Ambientet pa qera. Zbatuam kontratën, energjinë dhe ujin e pagoi spitali. 
Kam qenë në alert për shpenzimin e energjisë, sepse paguanim për Fierin, Lushnjën, Gjirokastrën dhe Sarandën. Aty sterilizoheshin 4 spitale. Kërkuan fonde shtesë dhe Ministria e Shëndetësisë na i dha. 

Albana Vokshi: Ministria ju vuri kufizime për numrin e operacioneve mujore. Si vepruat?
Brunilda Mersini: Nuk kemi pasur presione të kësaj natyre, nuk kemi pasur presion prej seteve, por planifikimet i kemi bërë për burimet njerëzore dhe hapësirat e sallave. Ne marrim masa për gjithçka që ka kosto, jo vetëm për setet. 

Brunilda Mersini: Ishim si në mbijetesë dhe sakrifica. Sot futesh me standardet e një kirurgu dhe e nis operacionin me energji pozitive. 
Ne duhet ta pranojmë revolucionin që ka ndodhur në shëndetësi. 

Ilir Pendavinji, deputet i PS: Asnjëherë qeveria dhe ne nuk kemi thënë që investimet tona janë të njëjta si në Itali. Asnjëherë. Nuk mund të shihet sterilizimi i ndarë nga komponentët e tjerë.

1726046631_1726043576brunildamersini.jpg

Foto: Brunilda Mersini

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhurata uruci: 18/09/2024 15:04

    Ky sbashku me mjeken dhurata uruci ne shkoder palaqo kujdes Jane njerez me dy ftyra ktej te qajne e andej te qeshin. Dhurata 1 milion euro cash ne shtepi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ulja e temperaturave, ngrin segmenti i rrugës së Arbrit

Ulja e temperaturave, ngrin segmenti i rrugës së Arbrit