Edmond Spaho, ish deputet ishte i ftuar këtë të hënë në ‘Studio Live’ nën moderimin e Ermal Qorit. Teksa komentoi rreth mbledhjes së Këshillit të Sigurimit që u mbajt mëngjesin e kësaj të hëne pas çështjes së Vlora Hysenit, Spaho tha nuk e kupton qëndrimin e opozitës që kërkon dorëheqjen e kryeministrit. Sipas tij opozita e ka kthyer debatin për këtë çështje në një luftë politike.
“Këshilli i Sigurimit është organ konsultativ nuk është vendimarrës. Ishte e natyrshme që të mbahej ky takim pas çështjes së Hysenit. Jepen udhëzime dhe kjo shërben se këto ngjarje janë të rënda dhe nuk duhet të ndodhin. Rasti ngarkon me përgjegjësi qeverinë, por nuk kuptoj qëndrimin e opozitës. Drejtues të opozitës sot thanë pse mblidhet Këshilli pasi i shërbejnë kryeministrit. Këto janë akrobacira të opozitës dhe nuk i shkojnë gjëra të tilla. Opozita ka detyrimin të japë këndvështrimin e saj si të evitohen ngjarje të tilla në të ardhmen. Por opozita e orienton të gjithë debatin në spektrin e luftës politike si të vijë në pushtet një orë e parë”, tha Edmond Spaho.
Ai shtoi se kryeministri mund ta japë dorëhqjen nëse i lëkundet mazhoranca në Kuvend, por kjo gjë nuk ka ndodhur.
“Kryeministri jep dorëhëqjen nëse i lëkundet mazhoranca në Kuvend dhe nuk ka asnjë shenjë që kjo mazhorancë është lëkundur. Pyetja është pse opozita nuk është në gjendje të çojë në dorëheqje kryeministrin, kjo është paaftësia e tyre kur ndodhin ngjarje të tilla, është e pazonja”, tha Spaho.
Ai shtoi se opozita nuk ka mundësi të kthehet në pushtet pasi qytetarët e kanë humbur besimin te kjo parti që në krye për 35-vite drejtohet nga i njëjti njeri.
"Nuk bëhet fjalë që opozita të kthehet në pushtet, sepse qytetarët kanë humbur besimin e saj si mundet të kenë besim të kur në krye është i njëjti për 35 vjet, që nuk zhvillon zgjedhje aq më tepër për kryetarin e saj. Si mund të besohet një forcë politike që bën vetëm zhurmë në Kuvend. Njerëzit shohin dhe reflektojnë. Të rrish e të presësh dorëheqjen e kryeministrit është alogjike nga opozita. PD duhet të përmbyset komplet", përfundoi Spaho.
Ndërkohë në studio ishte i ftuar Dedë Prenga, gjeneral. Edhe Prenga si Spaho komentoi rreth mbledhjes së Këshillit të Sigurisë. Teksa tha se gjatë këtij takimi informacionet janë sekrete, ai tha se do të ishte mirë që opozita të kishte një përfaqësues.
"Është organ këshillues në konsultim me strukturat e tij i lind e drejta të thërrasë Këshillin Kombëtar. Aty informacioni është i klasifikuar. Ishte e domosdoshme mbledhja edhe pse publiku nuk ka informacionin se çfarë ka ndodhur aty brenda. Unë mendoj se aty duhet të kishte edhe aktorë të tjerë, si opozita. Është mirë të dëgjohet edhe opnioni i tyre", tha ai.








Komente
Komento