Koncesioni për laboratorët, PD:
LSI bashkëautore e vjedhjeve

Koncesioni për laboratorët, PD:<br />LSI bashkëautore e vjedhjeve
TIRANË- Partia Demokratike është shprehur edhe ditën e sotme kundër konçesionit të laboratorëve, por në këtë deklaratë të fundit ka sulmuar LSI.

Sipas PD, LSI e përdori amendamentin kundër konçensionit thjesht si manovër propagandistike, sepse siç deklarohet në njoftimin për shtyp nëse LSI është kundër, e ka shumë të lehtë ta rrëzojë këtë koncension.

“PD ka qenë dhe është kundër konçesionit të dializës. Ka qenë dhe është kundër konçesionit të sterilizmit. Ka qenë dhe është kundër konçesionit të kontrollit mjekësor. I ka denoncuar të gjitha këto konçesione dhe ka luftuar kundër tyre.Gjasme amendamenti buxhetor i LSI-së, për konçesionin e laboratorëve në shëndetësi, nuk e ndalonte konçesionin e laboratorëve, dhe nuk kishte asnjë vlerë ligjore.Vendimin për konçesionin e laboratorëve e merr qeveria dhe jo Kuvendi. Nëse Ilir Meta është kundër konçesionit e ka të thjeshtë: ta rrëzojë atë në qeveri. Le të bllokojë qeverinë ose të dalë nga qeveria. Por këtë LSI nuk e bën dot, sepse qeverisja është oksigjeni që mban në jetë LSI-në.Gjasme amendamenti kundër konçesionit, ishte një manovër propagandistike e Ilir Metës për të bërë gjasme sikur mendon për popullin, pra ishte një gënjeshtër”.

PD vijon më tej duke akuzuar LSI si bashkëautore në abuzimet që sipas selisë blu, ka bërë qeveria.

“Po afrohen zgjedhjet dhe është koha kur Ilir Meta bën sikur nuk ka qenë në qeveri katër vjet.LSI është bashkëautore e të gjitha vjedhjeve, konçesioneve dhe abuzimeve të qeverisë Rama-Meta, nga një pjesë e të cilave LSI ka përfituar direkt.Nëse Ilir Meta është për interesin publik, nuk do kishte bërë pazar me taksën e gazit. Nëse Ilir Meta është për interesin publik, le të ngrejë zërin kundër koncesionit të dializës që u shit për dy lekë tek klientët e LSI-së.Sot ka vetëm një zë në interes të publikut në Shqipëri: kjo është opozita. LSI dhe PS janë dy faqe të një monedhe, nuk kanë dallim nga njëra-tjetra, ndajnë bashkë atë që grabisin nga populli”.

Redaksia Online
D.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit