Koncesioni për Tiranë-Elbasan, Rama ironizon PD e LSI: Tenderët i kanë bërë për faqe të zezë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një vizitë në qytetin e Shkodrës, nga ku ka folur edhe për gjobën e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit prej 44 milionë eurosh për rrugën Tiranë-Elbasan.

Sipas Ramës, qeveria duhet t’ia paguajë këtë gjobë kompanisë greke "Aktor", për fajin e qeverisë së kaluar të PD dhe LSI-së e cila kishte Ministrinë e Infrastrukturës.

Kryeministri Rama u shpreh se qeveria e kaluar i bëri tenderat për faqe të zezë.

"Tendera po kanë bërë ata, i kanë bërë për faqen më të zezë të shtetit shqiptar, i kanë bërë të tilla me projekte që iu shtohen kostot rrugës, kanë bërë historitë tek Tiranë- Elbasan që kthehen në kosto për shtetin shqiptar, se sheh rrushi rrushin e piqet, edhe u bashkua rrushi blu me rrushin e kuq edhe doli një lloj rrushi që e bëri lëng buxhetin e shtetit", tha Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loku: 10/09/2020 19:41

    Po ku ishe ti more FURDUK i Rilindjes 7 vjet e gjysme tami te ra ne med tenderi ne prag te zgjedhjeve te gjithe nje Hsle jeni populli te marre ne dore fatin e vet boll ma me keta hajduter

    Përgjigju
  • Ola: 10/09/2020 19:36

    Dmth kot te votojne shkodranet per deputet e qeveri socialiste se me Voltanen kryetare Shkodra do ngelet gjithmon Zimbabe se qeveria e re nuk ben dot asgje per qytetin sa te jet Voltana kryetare bashkie

    Përgjigju
  • Flutura: 10/09/2020 18:31

    ...dhe ky leng kuq+blu u kthye ne uthull qe gerryen buxhetin e shtetit dhe rrogat e pensionet, ndihmat sociale e cdo gje tjeter. Kurre me pd+lsi qe vidhen sa munden; ndertuan jetese sheikesh per kryetaret e vasalet e tyre, dhe kusuret i heq populli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2021, dënohen 12 persona! Mes tyre  2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2021, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së