Kondakçi, i shpëtoi burgut në Itali
Në Tiranë frikë nga Përmbarimi

Kondakçi, i shpëtoi burgut në Itali <br />Në Tiranë frikë nga Përmbarimi
TIRANE - Liliana Kondakçi prej një jave gjendet në Tiranë. Përpiqet të jetë larg vëmendjes së mediave, por ajo nuk mund t'u shmanget fqinjëve, që e respektojnë dhe rrëfejnë, se si përshëndeten dhe takohen me artisten e njohur, hera-herës kur ajo hyn e del në shtëpinë e saj. "Në fakt këtu jeton djali me nusen, se Liliana shkon të rrijë nga shtëpia e nënës së vet. E ka këtu afër shtëpisë së saj. Ishte këtu para një orë e gjysmë, u përshëndetëm, thotë një nga fqinjët që nuk duket se ka shumë konfidencë me të, por i pëlqen të përshëndetet e të flas me një artiste të njohur siç ndodh zakonisht. Pyesim fqinjin më të afërt të saj, duke u ngjitur në katin e 6-të për të trokitur në derën e këngëtares dhe pyesim nëse mund të gjejmë familjarët në shtëpi, por ai thotë se, "edhe sikur të jenë, nuk e hapin derën. Kanë pasur telashe edhe me shtëpinë. Kanë frikë se u vjen Përmbarimi. Është bërë sherr i madh për këto shtëpi. Desh ia morën, se nuk ka paguar dot kredinë".

Kjo është situata në qenëdër të Tiranës, pranë "Piazza", ku ka shtëpinë këngëtarja Linjana Kondakçi. Një tjetër nga fqinjët e këngëtares duke dëgjuar me kureshtje bisedën, tha as mos e merrni mundimin, djali dhe bashkëshorti do të reagojnë shumë egër, nuk i durojnë dot mediat. Megjithatë trokasim e trokasim, por ose nuk ka njeri brenda, ose vërtetë nuk duan të merren as me median as me Përmbarimin, siç tregojnë fqinjët.

LIRIMI
Këngëtarja e njohur Liliana Kondakçi, prej pak ditësh është liruar nga burgu në Itali, ku ka përfunduar dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg, për akuzën e transportimit të drogës, ndërkohë që menjëherë është rikthyer në Shqipëri. "La Gazzeta del Sud" në Itali publikoi dje lajmin se këngëtarja shqiptare dhe është liruar dhe u riatdhesua në Shqipëri.
Ndërkohë, kolegë të ngushtë të këngëtares konfirmuan për Shqiptarja.com dhe Tv A1 Report, se Kondakçi, gjatë gjithë këtyre muajve që ka qenë në burg, nuk kanë pasur asnjë kontakt me të.

TRAFIKU
Kondakçi nisi problemet me drejtësinë italiane në verën e vitit 2006, kur u ndalua në Stacionin Hekurudhor të Sibarit, teksa transportonte 3.3 kilogramë kokainë në një pako. Në mediat italiane, përdorej emri i koduar "mamaja" dhe "këngëtarja", pasi kështu thirrej nga trafikantët, gjë e provuar dhe nga përgjimet e bandës. Ajo dyshohej se ishte pjesë e një rrjeti trafiku droge, të përbërë nga 20 anëtarë. Në atë kohë u lirua, pasi Kondakçi pretendonte se nuk e dinte çfarë kishte pakoja dhe ia kishin bërë dhuratë. Më vonë, drejtësia italiane e provoi se ajo ishte pjesë e grupit të trafikut, madje edhe me përgjime dhe e dënoi atë në mungesë me 2 vjet e 8 muaj burg. Ndërkohë që u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, policia greke e arrestoi këngëtaren në Selanik, në banesën e saj, për ta ekstraduar më pas drejt Italisë.

*Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com

Redaksia Online
(Gre.M/Shiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejen por paralajmëron organizatorët

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejen por paralajmëron organizatorët