SHBA - Presidenti amerikan Barak Obama u ka bërë thirrje sërish amerikanëve t`i bëjnë trysni Kongresit për të miratuar legjislacionin e ri të kontrollit të armëve.

Gjatë një fjalimi emocional në Universitetin e Hartford në shtetin e Konektikatit presidenti Obama u bëri thirrje qytetarëve për t`u angazhuar në përpjekjet për të miratuar legjislacionin e ri.

Obama u paraqit në Universitetin e Hartfordit me guvernatorin Dannel Malloy, i cili javën e kaluar nënshkroi ligjin e kontrollit të armëve duke filluar me kufizime të forta, që përfshijnë ndalimin e shitjes së të gjitha armëve.

Presidenti foli në Hartford, jo shumë larg vendit të masakrës se Konektikat-it, kur në dhjetorin e kaluar një person 20-vjeçar i armatosur qëlloi për vdekje 20 fëmijë dhe 6 të rritur në shkollën fillore “Sandy Hook” të Neëtoën-it.

Menjëherë pas tragjedisë së Konektikati Obama ka propozuar masa për kontrollin e armëve të cilat kanë mbetur në vend numëro në Kongres. Për këtë ai kritikoi republikanët, që dominojnë senatin për vonesën në votimin e projektligjit.

Në fjalimin emocional Obama ka fshirë disa herë lotët dhe ka theksuar se dhuna e armëve është me e rëndësishme se sa debatet politike.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)