Kryeprokurori i Republikës, Adriatik Llalla i shoqëruar nga disa prokurorë, ka nisur një vizitë në Kinë.
 
Në përbërje të delegacionit, krahas Llallës janë dhe kreu i prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha, Drejtorja e Marrëdhënieve  me Jashtë, njëkohësisht edhe drejtuese e Sektorit të “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme Rovena Gashi, Dritan Gina drejtues në Prokurorinë e Elbasanit dhe njëherësh bashkëshorti i Rovena Gashit dhe kreu i prokurorisë së Durrësit Agron Gjana.
 
Shqiptarja.com u interesua pranë Prokurorisë së Përgjithshme për detajet e kësaj vizite dhe përgjigjja që mori ishte se bëhej fjalë për Konferencën e 22 Ndërkombëtare të Prokurorëve në Kinë.

Në këtë takim marrin pjesë prokurorë nga 177 vende të ndryshme të botës. 
  
Mësohet se Prokurori Llalla kthehet në Shqipëri ditën e nesërme.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com