Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës ndërqeveritare me Bashkimin Europian, falënderoi Presidencën irlandeze, komisioneren Marta Kos dhe vendet anëtare për mbështetjen në procesin e integrimit.

Rama tha se Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë përpara, por është e përgatitur për t’ia dalë, ndërsa shprehu shpresën për më shumë progres deri në mbajtjen e samitit të ardhshëm të Planit të Rritjes dhe Forumit të Investimeve në Tiranë.

“Falënderime për Presidencën irlandeze dhe për Martën dhe ekipin e saj. Së fundmi, në radhë, por jo nga rëndësia, falënderoj të gjitha vendet anëtare për besimin, mbështetjen dhe angazhimin gjatë gjithë procesit.

Kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë, por jemi të përgatitur për t’ia dalë. Pres me padurim që të mbahet samiti i ardhshëm i Planit të Rritjes, së bashku me Forumin e Investimeve në Tiranë. Deri atëherë, jam plot shpresë se do të kemi bërë edhe më shumë progress”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE, Rama: Hap vendimtar, deri në fund të vitit mbyllim dyfishin e kapitujve! Kos: Mbështesim ambicien tuaj, vazhdoni reformat!